Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Miratohet vendimi, raundi i parë për presidentin më 19 prill, Rama dhe Meta lënë jashtë negociatave Idrizin

Postuar: 14/04/2017 - 08:32

Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, zyrtarisht do të zhvillohet më 19 prill. Konferenca e Kryetarëve miratoi dje kërkesën e kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, që raundi i parë për presidentin e ri të zhvillohet pikërisht më 19 prill, në orën 18:00. Kjo datë çuditërisht korrespondon me ditën e regjistrimit të koalicioneve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Data 19 prill do të përcaktojë edhe fatin e koalicionit PS-LSI, nëse do të shkojnë bashkë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Negociatat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit po zhvillohen mes PS dhe LSI, ndërsa PDIU e Shpëtim Idrizit është përjashtuar nga procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri. Kjo dëshmon edhe një herë marrëdhëniet jo të mira mes PS dhe partisë së çamëve, pas përjashtimit të Shpëtim Idrizit nga komisioni ad hoc, i cili do të miratojë kandidatët për dy komisionet e vetingut. Çamët kanë dhënë sinjale për të kaluar në opozitë, por socialistët nuk i tremben këtij fakti, pasi zgjedhjet në 2013 i fituan pa PDIU e Shpëtim Idrizit. Deri më tani nuk ka një emër kandidat për kreun e ri të shtetit. Në mendjen e Ramës dhe Metës mund të jetë projektuar një emër si kandidat potencial për postin e Presidentit të Republikës, ndonëse nuk është bërë ende publik nga dyshja në fjalë. Siç thonë burimet, kryeministri Edi Rama postin e presidentit ia ka lënë në dorë LSI, e cila mund të propozojë një emër nga radhët e saj.

Rama për zgjedhjen e presidentit

Pas takimit të ditës së mërkurë me kreun e LSI, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama u prononcua dje për presidentin e ri, duke konfirmuar se kreu i ri i shtetit do të dalë nga konsultimi me LSI. "Ju e keni parë besoj që në gjithë këtë proces unë jam i qetë sepse nuk shoh krizë politike dhe as shoqërore, por një krizë dramatike të PD dhe të gjithë jemi të shqetësuar dhe duam që PD të dalë nga qerfulli ku ka hyrë. Ju kam thënë që i takon këtij koalicioni PS-LSI që të përcaktojë dhe me vullnetin e plotë për t’u hapur me palët e tjera për një President dinjitoz dhe përfaqësues", u shpreh Rama. Ndërkaq, ai tha se aleanca PS-LSI do të konfirmohet në momentin e duhur. "Qetësia ime përcaktohet nga vetëdija që kemi bërë shumë dhe kemi edhe shumë dhe mesi presim të flasim me shqiptarët dhe fushata ka filluar edhe pse jo zyrtarisht. Nuk shoh arsye për shqetësim. Nuk kam asnjë shqetësim për ecurinë e reformave, bashkëpunimi dhe partneriteti do të konfirmohet në momentin e duhur. Sipas pikëpamjes time në të gjitha rastet ky vend ka zot, që është populli dhe duhet të bëjë zgjedhjen e vet në 18 qershor. Mandatin e dytë do ta përcaktojë populli shqiptar në 18 qershor", tha kryeministri Rama. Ai tha se populli shqiptar pas 18 qershorit do të përcaktojë opozitën. “Opozita është një koncept që nuk e përputh me një parti, opozitën e prodhon liria, nuk kam shqetësim nëse Kuvendi do të mbetet pa opozitë nëse PD nuk futet në zgjedhje. Mandatin e dytë e përcakton populli shqiptar”, tha kreu i qeverisë, Edi Rama.

Eneida Jaçaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:40

Ambsasdori i BE, Luigi Soreca ka takuar sot kryetarin e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë Ardian Dvorani.

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që mi

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj