BREAKING NEWS

Përplasjet me Ilir Metën, Ambasadorja Kim del me bindjen e plotë, tregon me kë është konsultuar përpara deklaratës së bujshme

Përplasjet me Ilir Metën, Ambasadorja Kim del me bindjen e plotë,
x

Politike

Miratuan leje ndërtimi në kundërshtim me aktet ligjore, IKMT kallëzon penalisht kryebashkiakun e Shkodrës dhe disa zyrtarë të lartë

Miratuan leje ndërtimi  në kundërshtim me aktet ligjore, IKMT
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht një tjetër zyrtar të lartë të pushtetit vendor. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka akuzohet nga IKMT për shpërdorim të detyrës në bashkëpunim. Së bashku me të, kallëzohen edhe ish-anëtarët e KRRT si dhe shtetasja Aida Shllaku, aktualisht me detyrë drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.
 
Janë disa raste kur këta shtetas me funksione të larta publike, kanë shkelur parashikimet e detyrueshëm ligjore, duke miratuar leje ndërtimi në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, si kur kanë qenë funksionarë të KRRT-së bashkia Shkodër, si dhe tani në detyrat që ushtrojnë aktualisht.
 
Po ashtu IKMT kallëzon penalisht edhe shtetasit Sezai Kraja me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të kësaj bashkie si dhe shtetasit Isa Gjonkecaj dhe Arben Llalloçi që kanë ushtruar po këtë detyrë në periudha të ndryshme kohore. Akuza edhe për këta persona është “shpërdorim detyre” për shkak të mos respektimit të urdhërimeve ligjore për vazhdimin e proçedurave si dhe zbatimit të vendimeve të marra.
 
IKMT kërkon nga institucionet e drejtësisë edhe marrjen e masës së pezullimit nga detyra për shtetasit që ushtrojnë aktualisht funksione publike.