
Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Miroslav Lajçak: BE të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor, ekziston rreziku i forcimit të tendencave autoritare joliberale

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Nëntor 2021

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se nuk ka alternativë tjetër për Ballkanit Perëndimor përveç integrimit. Në Forumin e Integrimit Ballkanik që u mbajt në Podgoricë AI shprehu shqetësimin se Evropa mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor nëse nuk përshpejtohet procesi i zgjerimit. “Alternativa e vetme është anëtarësimi i plotë i këtyre vendeve në BE. Bashkimi Evropian, shtoi ai, duhet të jetë i sigurt që anëtarët e rinj të mos sjellin probleme shtesë në bllok. Ajo që kam frikë është se mund ta humbasim Ballkanin Perëndimor, i cili është i përkushtuar ndaj vlerave tona”, tha zoti Lajçak duke shtuar se në mungesë të alternativave, në vend që të krijohen shtete ligjore, media të pavarura, shoqëri civile dhe gjyqësorë të depolitizuar, ekziston rreziku i forcimit të tendencave autoritare joliberale. Një Ballkan i tillë, paralajmëroi Lajçak, do të ishte një instrument ndryshimi për interesat strategjike të lojtarëve të tjerë. “Kjo është arsyeja pse ne duhet të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Ne duhet të shohim gjërat në mënyrë reale dhe sa sinjale të forta pozitive po i dërgon rajoni Bashkimit Evropian”, tha ai. Në të njëjtën linjë me të kanë qenë edhe amerikanët. Pak kohë më parë Uashingtoni i bëri thirrje Bashkimit Europian që të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, tha se nisja e bisedimeve duhet të bëhet para përfundimit të këtij viti. Deklarata erdhi gjatë dëshmisë në nënkomitetin e Dhomës së Përfaqësuesve për Europë, Energji dhe Ambient. Escobar nënvizoi se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka dyfishuar përkushtimin për të punuar me aleatë dhe partner që Ballkani Perëndimor të përparojë në rrugën europiane. Zyrtari i Departamentit të Shtetit thotë se kjo është një shtysë për kryerjen e reformave dhe forcim i rezistencës ndaj ndikimit rus dhe kinez në derën e Europës.
Më të lexuarat


“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

U shkarkua nga detyra, reagon ish-zv/ministrja e Turizmit Çuçi

Pas Zef Mazit, zëvendësohet një tjetër anëtar i ekipit të negociatorëve me BE-në (Emri)

Kuvendi i bën kërkesën urgjente kreut të Autoritetit të Dosjeve: Publiko listën e emrave të ish-sigurimsave që janë pjesë e administratës publike

“Të shkrihet menjëherë Bordi”, Petrit Vasili zbulon faktet se si qeveria vjedh egërsisht shqiptarët me çmimin e naftës

“Tmerr”, Belind Këlliçi del me deklaratën e jashtëzakonshme dhe ngre alarmin: Qeveria po...

“Opozita nuk është komisariat protestash”/ Manjani nuk kursehet ndaj Metës e Berishës, del me deklaratën e fortë dhe ka një paralajmërim: Afati i fundit është shtatori!

Ndryshime në kabinetin qeveritar, shkarkohet zv.ministrja e Turizmit (EMRI)

"Si u bë punëtori i inceneratorit pronar i 8500 m2 tokë dhe biznesmen i denjë për fondet e ..."/ PD thirrje urgjente SPAK: Sa është pjesa për Frida Krifcën? Apo ishte e urdhëruar ...

“Kjo është e trishtë”/ Endrit Shabani tregon çfarë po ndodh në zonat bregdetare të Shqipërisë dhe ngre alarmin: E kanë zaptuar politikanët, oligarkët dhe trafikantët! (FOTO)
