BREAKING NEWS

“Elsën e ‘dogjën’ në Romë”/ Frrok Çupi zbardh zhvillimet më të fundit për ngjarjen që bëri bujë dhe tregon me çfarë po merret këngëtarja: Ja VENDIMI i Gjykatës së Romës për Elsa Lilën. Ky është lajmi, por askush nuk e publikon...

“Elsën e ‘dogjën’ në Romë”/ Frrok
x
BREAKING NEWS

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas deklaratën 'bombë'

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas
x
BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x

Politike

Mitingjet e Berishës kthehen në Kuvende pijanecësh, plas sherri dhe gallata në takimin në Elbasan

Mitingjet e Berishës kthehen në Kuvende pijanecësh, plas sherri

Mitingjet e ish-kryeministrit Sali Berisha duket se janë kthyer në kuvende, ku marrin pjesë persona në gjendje të dehur dhe jovetëm. Ish-kryeministri Berisha ka nisur dje fushatën për garën për kreun e Partisë Demokratike, teksa përballë ka Ibsen Elezin. Megjithatë, hapja e fushatës së Sali Berishës në Elbasan për kreun e Partisë Demokratike, ka nisur dje me incident, pasi një i pranishëm mesa duket i dehur, ka nisur të bërtasë dhe disa persona të tjerë kanë tentuar ta largojnë. Por , ish-kryeministri Sali Berisha e priti me sportivitet, ndërsa i dehuri bërtiste: “Jam besnik i Sali Berishës”. Mirëpo kjo situatë e tensionuar ka zgjatur vetëm pak minuta dhe më pas personi është larguar nga podiumi.

Mitingjet e Berishës kthehen në Kuvende pijanecësh

Megjithatë, nuk është hera e parë që ish-kryeministri Sali Berisha është përballur me kësisoj episodesh, ku takimet e tij janë kthyer në oaze dhe kuvende pijanecësh të mbushura me gallatë dhe sherre. Me një episod si ky i Elbasanit, Berisha është përballur edhe në Berat në tetor të vitit që lamë pas, gjatë turit të “Foltores” të zhvilluar nga ai në qytetet të ndryshme të Shqipërisë. Asokohe në momentin e diskutimit me qytetarët, njëri prej tyre ka bërë një gjest të veçantë për të vlerësuar mundin dhe sakrificat e ish-kryeministrit. Qytetari nxori një shishe me alkool nga xhepi dhe ngriti një dolli për Berishën. “Basha haram e paç mundin tim në çadër që u plevitosa dhe para parlamentit që u helmuam. Zoti Basha hiqe këmborën se nuk e tund dot. Kam një dolli për doktor Berishën. Doktor një dolli për ty se ti nuk je një politikan shembullor sepse je një baba shembullor, një burrë shembullor dhe po e pi këtë dolli sepse princesha jote e di që burrat nuk mbajnë fasoletë por shami”, u shpreh qytetari. Ndërkohë, kujtojmë se edhe më herët ka pasur incidente të tilla në takimet që Berisha ka zhvilluar me qytetarët, ku ka pasur edhe sherre, pasi në sallën kanë qenë prezente persona që sapo kanë marrë fjalën kanë kritikuar Sali Berishën dhe politikat e ndjekura prej tij, deklarata këto që nuk janë pritur mirë nga organizatorët e “Foltores”, të cilët i kanë nxjerrë jashtë nga salla ata që mendonin ndryshe dhe kritikon kryefoltoristin.

Berisha komenton shpalljen “non grata”

Ndërkohë, në fjalën e tij gjatë takimit në Elbasan ish-kryeministri Sali Berisha  preku edhe çështjen e të shpallurit “non grata” nga Shtetet e Bashkuara. Një akt të tillë Berisha e përktheu si një sulm personal ndaj tij nga George Soros, për faktin se përbënte një pengesë në projektet për të ndarë e përçarë Kosovën. Ai shtoi se pavarësisht non gratave, Sekretari amerikan Antony Blinken nuk është antishqiptar dhe nuk ka qëllime të tilla. Sipas tij, interesa në kundërshtim me ato të shqiptarëve kanë kryeministri Edi Rama dhe George Soros. Në përfundim, ai ka kërkuar ndihmën e të pranishmëve për të  marrë sugjerime në lidhje me çfarë mund të bëjë PD në të ardhmen.“Një antishqiptar i tërbuar si Soros, i faktuar me të gjithë projektet e tij për përçarje të Kosovës me ideologjinë që nuk pajtohet me vlerat që besojmë dhe interesat tona. Pa që kishte një pengesë në këtë rrugë dhe loboi fuqishëm kundër meje duke përdorur Ramën. Përpiloi raporte ku përfshiu edhe Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken nuk është anti shqiptar. Nëse do të kisha një dyshim do t’jua thosha. Nuk është dhe nuk asnjë arsye të jetë. Por Soros dhe Rama janë. Janë aktet ndër më turpëruese që e vërtetuan. Nuk kishte gjë më të rëndë se ajo e djeshmja. Si mund të mos kemi ndjeshmëri ndaj një kombi që në një kamp ka varrosur 8 mijë djem e burra? Dhe pastaj vjen si njeriu që s’ka përgjegjësi”, tha ai. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë për qëndrime të papërgjegjshme në raport me kombin dhe Kosovën. Ai tha, se sot sherri nuk është midis Beogradit dhe Tiranës, por midis Tiranës dhe Prishtinës dhe se ne duhet të bëjmë gjithçka për të qartësuar shqiptarët që duhet ta duam më shumë kombin dhe vendin tonë.“Kur Kosova ishte e pushtuar dhe ne të lirë, të ndjerit President Ibrahim Rugova i thosha, Ibrahim e di si ngjasim ne, si ai njeriu që ka gjysmën e trupit të paralizuar. Dhe këtë ia përsërisja jo rrallë sepse faktikisht Kosova ishte pushtuar. Liria kombëtare është e pandashme. Kosova e lirë, po shikoni si jemi sot. Sherrin kjo qeveri nuk e ka me Beogradin, sherrin e ka me Prishtinën”, tha ai.

Më të lexuarat