BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj
x
BREAKING NEWS

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me
x
BREAKING NEWS

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
x
BREAKING NEWS

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar
x
BREAKING NEWS

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim
x
BREAKING NEWS

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala
x
BREAKING NEWS

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para
x

Politike

Mitsotakis tha se anuloi vizitën në Himarë për shkak të motit, zbardhet arsyeja e vërtetë

Mitsotakis tha se anuloi vizitën në Himarë për shkak të

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis anuloi vizitën e tij në Himarë. Shkak për këtë u bë e ditur se shkak ishte moti i keq. 

Mirëpo, duket se njoftimi i djeshëm i kryeministrit grek për të mos shkuar në Epirin e Veriut për shkak të kushteve të këqija atmosferike ishte vetëm preteksti dhe vula e ngërçit të negociatave që po vazhdonin prej ditësh në prapaskenë mes dy palëve. Mediat greke kanë zbuluar se shtyrja e vizitës së Mitsotakis në fshatrat minoritare të Vorio Epirit nuk është për shkak të motit por të transportit.

Fillimisht autoritetet shqiptare hodhën poshtë skenarin e transportit rrugor të kryeministrit grek nga Tirana në Himarë, me arsyetimin se nuk mund të japin garanci për një kalim të sigurt. Kur u formulua skenari alternativ për përdorimin e një helikopteri Chinook të Ushtrisë Greke, autoritetet në Tiranë reaguan me justifikimin se nuk ishte e nevojshme që kryeministri grek të udhëtonte në fshatrat minoritare të Shqipërisë me një helikopter ushtarak grek.

Ditën e djeshme, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, kishte parashikuar një vizitë në zonat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë pas samitit të Tiranës. Por përmes një njoftimi në Tëitter të ambasadës greke u bë e ditur se vizita është shtyrë për një tjetër datë të pacaktuar.

“Për shkak se fluturimi me helikopter nuk është i mundur për shkak të kushteve atmosferike, vizita e planifikuar e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Himarë, Livadh dhe Dervician është shtyrë dhe do të zhvillohet në një datë të mëvonshme”, thuhej në njoftimin e ambasadës./Ieidies.gr

Më të lexuarat