BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x
BREAKING NEWS

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive në PD, largohet sekretari i PD dhe 13 anëtarë Kryesie në këtë qytet të vendit: Basha po e kthen në një parti klienteliste (Publikohet letra)

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive
x
BREAKING NEWS

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë “funeralin” e tij, as florinjtë nuk i bëjnë më punë, i mbyllën çdo derë në Uashington

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë
x
BREAKING NEWS

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po i dërgojnë amerikanët mesazh SPAK të hapë dosjet e PPP?

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po
x
BREAKING NEWS

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja
x

Politike

"Mjaft me speciale"/ Çfarë paralajmëronte Albin Kurti për gjykatën në Hagë?

"Mjaft me speciale"/ Çfarë paralajmëronte Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, pak ditë para se t’i fitonte zgjedhjet e parafundit parlamentare për të ardhur në pushtet për herë të parë, paralajmëronte fundin e Gjykatës Speciale, me urdhër të së cilës një vit më pas do të arrestoheshin e dërgoheshin në paraburgim në Hagë ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin e Kosovës dhe rivalin e tij më të madh politik, Hashim Thaçin.

Dy ditë para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, Kurti në Pressing të T7 thoshte se Gjykata Speciale nuk po bënte asgjë, andaj shprehej se Kosova nuk ka nevojë për të. Ai shtonte se kjo gjykatë mund të zhbëhej nëse rasti i formimit të saj do të dërgohej për shqyrtim në Gjykatën e Strasburgut. Në vazhdën e zotimeve të fundit ndaj ekeltoratit atë kohë, Kurti theksonte se Kosovës i duheshin vetëm gjykata normale.

“Së pari çfarë po bën ajo. S’është duke bërë asgjë. Unë nuk di.. Ajo është pak si re, si një lloj fantazme e cila duket se është shumë e gëzuar me punën që po e kryen pa ekzistuar. Pra, me gjasë ajo llogarit në potencialitetin më shumë se në aktualitetin. Ka mundësi që po u formua, zhbëhet. Sepse është njëfarë konstruksioni juridik sui generis i cili për besë nuk di a qëndron dot në Gjykatën e Strasburgut. Po ta padisë ndonjë qytetar Gjykatën Speciale në Gjykatën e Strasburgut, ka mundësi që bie. Pra, prandaj, gjykatat normale janë zgjidhja. Mjaft me speciale më. Specialsat i kemi quajtur atëherë në vitet e ’90-ta ata të cilët nuk kishin të bëjnë me drejtësinë”, deklaronte Kurti.

Ai thoshte se Gjykata Speciale do të bëhej e panevojshme, ndërsa premtonte se kur ai të vinte në pushtet, gjykatat do të funksiononin normalisht.

“Dhe Gjykata Speciale ekziston sepse s’kanë ekzistu gjykatat normale. Gjykatat normale kur të fillojnë të ekzistojnë, atëherë do të kuptohet që kjo Gjykata Speciale, e cila ishte gjykatë me spec, do të bëhet tërësisht e panevojshme. Për mua është absurde që të provojnë t’i gjykojnë luftëtarët e lirisë për luftën e para 20 e kusur viteve, e në ndërkohë për shumë prej njerëzve të cilët i marrin në intervista kanë pafund fakte për krime të paqes e korrupsionit dhe nuk veprojnë, dikur UNMIK-u e sot as EULEX-i. Pra nuk besoj në sinqeritetin, në ndershmërinë e një iniciative të tillë”, shprehej Kurti.

Nga Qeveria e udhëhequr prej Kurtit para pesë ditësh thanë se Ekzekutivi nuk mund të shërbejë si garantues për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se garancia nuk kërkohet as nga shteti amë, në këtë rast Kosova, e as nga kryeministri i shtetit amë nga i cili vjen i akuzuari dhe të cilit shtet i takon Gjykata Speciale me juridiksion.

“Gjyqtari Kai Ambos, në opinionin e tij të ndarë nga vendimi për refuzimin e kërkesës për lirim me kusht, eksploron mundësinë që në të ardhmen “shtete të treta” të mund të shërbejnë si garantues të mundshëm për ndonjë të akuzuar. Por Kosova nuk është “shtet i tretë”, sepse Gjykata është ligjërisht e Kosovës. Bazuar në dispozitat ligjore, garancia nuk kërkohet as nga shteti amë (Kosova) e as nga kryeministri i shtetit amë (Qeveria e Republikës së Kosovës), nga i cili vjen i akuzuari dhe të cilit shtet i takon Gjykata Speciale me juridiksion. Pra, Kosova nuk mund të shërbejë si garantues, ashtu siç po raportohet”, ka thënë Kryeziu.

“Krahasimet e Gjykatës Speciale me gjykata ndërkombëtare sikurse me Tribunalin e Hagës janë të paqëndrueshme, si në raport me vetë gjykatat – njëra vendore e tjetra ndërkombëtare – ashtu edhe në raport me personat/institucionet që kanë pasur mundësi të ofrojnë garanci”, është shprehur ai.

Në ditën e fundit të muajit që sapo shkoi, Gjykata e Apelit brenda Gjykatës Speciale i hodhi poshtë kërkesat për lirimin e përkohshëm të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Sidoqoftë, sipas një gjykatësi të Speciales, ata mund të lirohen, nëse mundësohet që të garantohet lirimi i tyre me kusht nga ndonjë vend i tretë. Ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha pretendon se garancitë tashmë janë ofruar nga Kroacia, Austria, Sllovenia dhe Izraeli.

Sipas gjykatësit të Apelit në Speciale, Kai Ambos, nëse të akuzuarit marrin pëlqimin e një shteti të tretë dhe garantojnë se të akuzuarit do të mbrohen në liri, atëherë ka mundësi që Thaçit dhe të tjerëve t’u pranohet kërkesa për lirim të përkohshëm.

“Një shtet i tretë që mund të marrë (pranojë) dhe, nëse është e nevojshme, të monitorojë një të dyshuar ose të akuzuar. Shteti mund të paraqes një ofertë të rëndësishme, ndoshta vendimtare brenda kornizës së lirimit me kusht. Ndërsa kjo ofertë ishte tepër e paqartë, siç thuhet me të drejtë në vendim dhe, në çdo rast, do të kërkohej një zotim i shprehur nga shteti i tretë, një ofertë e tillë mund të ishte më e saktë dhe konkrete në rastet e ardhshme dhe, në vijim, logjika i Panelit për këtë vendim mund të jetë një argument i fortë në favor të lirimit me kusht. Sigurisht, vendimi konkret është gjithmonë specifik për secilin rast dhe oferta e Shtetit të Tretë nuk garanton kurrsesi se do të jepet lirimi me kusht. Këtu, përsëri, unë thjesht dua të rris ndërgjegjësimin, domethënë që një ofertë e tillë, nëse bëhet konkretisht dhe mbështetet me garanci, përfshirë nga Shteti i Tretë përkatës, mund të zhvendosë ekuilibrin në favor të lirimit me kusht dhe për këtë arsye duhet të konsiderohet seriozisht nga Gjyqtari gjykues ose Kolegji kompetent”, thuhet në vendim.

Në nëntor të vitit të kaluar, katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi u arrestuan me urdhërarrest të Speciales. Më 4 nëntor, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e kësaj gjykate. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzën ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Ndër tjerash, Prokuroria e Specializuar i akuzon ata edhe se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. 

Më të lexuarat