BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x
BREAKING NEWS

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, panik tek punonjësit e zyrave

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në
x

Politike

“Mjaft vuajtje i keni shkaktuar mësuesit”/ Vendimi më i fundit i qeverisë, PD del me deklaratën e jashtëzakonshme: Bie erë politikë e qelbur dhe është shantazh në prag të ...

“Mjaft vuajtje i keni shkaktuar mësuesit”/ Vendimi më i

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka ngritur shqetësimin sa i takon vendimit për të mbajtur në provë 3 muaj mësuesit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Boçi thekson se ky vendim është antiligjor, dhe se bie ndesh me kontratën midis Ministrisë dhe sindikatave.

REAGIMI I BOÇIT

MËSUESIA NË RREZIK

Vendimi për të mbajtur në provë tre mujore mësuesit “fituesë” të portalit, është antiligjor dhe bie ndesh me kontratën midis Ministrisë dhe sindikatave.

Jo vetëm kaq!

Cili apo cilët janë ata që do përcaktojnë performancën tre mujore të mësuesit, sepse puna e tij matet me arritje në fund të një viti?!

Do jetë komisari politik, alias drejtori juaj i emëruar nga partia?

Apo shefi i zyrës X i DA edhe ky i emëruar nga partia?!

Apo patronazhisti, pasi të përcaktojë bindjen politike, apo anëtarësimin politik?!

Mjaft vuajtje i keni shkaktuar mësuesit!

Kjo është shumë shumë e tepërt.

Mësuesi për t’u bërë i tillë, i nënshtrohen një kalvari torturues me vite akademike, licenca, kualifikime, provime e lloj-lloj marifetesh.

E gjithë kjo panoramë vuajtjesh, të krijon idenë sikur rroga e një mësuesi është 10.000 euro, ndërkohë që me zor arrin në 60.000 lekë.

Një njeriu i duhet kaq shumë stërmundim e investim, sa sot të bëhesh mësues ngjan mision i pavlerë, por dhe i pamundur.

Boll i morët zvarrë mësuesit dhe e keni bërë mësuesinë gogol e i keni zbrazur auditoret e fakulteteve të mësuesisë, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm edukimit, shoqërisë e vendit.

Mësuesi nuk është kavie eksperimentale e as i sëmuri juaj klinik që ju sa herë ju teket, i shtoni terapitë e tuaja shfazuese e të përdala politike.

Nëse doni që mësuesit të rrisin performancën atëhere:

I rrisni pagën!

I ktheni dinjitetin!

I jepni mbështetje!

I lehtësoni punën!

Investoni në arsim!

I jepni autoritet!

I çlironi nga drejtuesit politikë!

I jepni status!

Vendimet e deritanishme tuajat bien erë politikë të qelbur dhe janë shantazh në prag të situatave zgjedhore!

Mësuesit duhet të reagojnë!

#mësuesianërrezik??

#shqipërianërrezik??

Më të lexuarat