BREAKING NEWS

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në
x

Politike

‘Mjekët po përdoren në mënyrë të shëmtuar’, shpërthen keq ish deputetja ndaj Ministrisë së Shëndetësisë: Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet!

‘Mjekët po përdoren në mënyrë të

Ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri, thotë se prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet në lidhje me numrin e vdekjeve për shkak të pandemisë, pasi pak ditë më parë Basha publikoi një listë, e cila sipas tij, nuk korrespondon me numrin e vdekjeve të raportuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ajo që Basha deklaroi para pak ditësh ishte një akuzë shumë e rëndë, por nuk u mor asnjë masë që të shkonte prokurori. Ne kemi kërkuar hetim. Deri tani nuk ka shkuar askush të hetojë shifrat që u bënë publike. Ne kemi kërkuar rritje të numrit të testimeve dhe kërkesa të tjera, por nuk është bërë asgjë. Kjo është arsyeja që jemi përballë një fakti të tillë, ku qeveria tenton të fsheh shifrat e personave që humbin jetën, vetëm për të treguar se situata është në kontroll, por vetëm nën kontroll nuk po e mban situatën kjo qeveri. I bëj thirrje prokurorisë, të nisë sa më shpejt hetimet.

Më tej, Pampuri u shpreh se kryeministri po përdor mjekët për politik.

 “Kemi qenë krah mjekëve dhe Edi Rama po i përdor në mënyrën më të shëmtuar, po i përdor për lojën e tij politike”, u shpreh Pampuri.

Më të lexuarat