BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Politike

Mjeku Koni: Transparencë për transportin e vaksinave, nuk dihet se kur mund të fillojë vaksinimi në masë i popullsisë

Mjeku Koni: Transparencë për transportin e vaksinave, nuk dihet se kur

Mjeku i njohur, Artan Koni, në një intervistë televizive ka folur sa i përket procesit të vaksinimit anti-Covid në vend. Koni u shpreh ky është një lajm shumë i mirë dhe nuk duhet të merremi me vendin që na e solli vaksinën. Ai theksoi se problem është mënyra e ardhjes së vaksinës në vendin tonë, pasi sipas tij, fjala dorazi nuk ekziston fare për mjekët dhe as për Institutin e Shëndetit Publik. “Më e rëndësishme është që procesi nisi më në fund. Ishte lajmi i mirë që vaksinat erdhën. Më në fund filluam të bëjmë vaksinat dhe është e rëndësishme që kjo të ndiqet me hapat e mëtejshëm, të sjelljes në Shqipëri të më shumë vaksinave. Ky është lajm i mirë. Reagimi im se pse ne shqiptarët nuk mund t’i bëjmë gjërat siç duhet. Nëse vendi që i solli nuk do të bëhet publik, të paktën të bënim një transport më transparent, pa pikëpyetje. Për ne mjekët nuk ekziston për ne mjekët. Fjala dorazi nuk ekziston as për vetë ISHP”, tha ai. I pyetur sa i përket ruajtjes së këtyre vaksinave tek ISHP, ai u shpreh se problem sipas tij mbetet sasia që mund të ruhet në frigoriferët që përdoren për vaksinat. Ai vijoi më tej duke thënë se me ardhjen e vaksinave të tjera nuk është ngritur ende infrastruktura e duhur për t’i shpërndarë. “Unë nuk kam dyshim për ISHP, jam i sigurt që mund t’i mbajë siç duhet, por nuk jam i sigurt për sasinë që mund të mbajë, pasi ka vetëm një frigorifer. Është problem, nëse na vjen një sasi e madhe, ose sasia që ne presim. Për momentin nuk e kemi. Dëgjova qeverinë që tha se do të ngremë dhe një pikë tjetër të madhe në Vlorë, që supozohet të ngrihet para se të vijnë vaksinat. Mendohet që një pikë të bëhet dhe në Shkodër. Di që ka plan që do të ndërtohen këto, por unë lus që ato të bëhen pa ardhur vaksina”, tha mjeku. Sa i përket vaksinimit në numër të lartë të popullsisë mjeku u shpreh se kjo gjë ende nuk dihet pasi sipas tij Shqipëria po merr sasi të vogla për shkak të donacioneve dhe po pritet vaksina nga skema COVAX. “Nuk është e sigurt. Ne si shtet përherë i kemi dhënë shumë rëndësi Covax. Ne mund të marrim sasi të vogla vaksinash nga donacione, marrëveshje bilaterale, por sasinë e madhe do e marrim nga Covax”, tha mjeku.