BREAKING NEWS

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit Kombëtar prodhoi një gënjeshtër të madhe

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit
x

Opinion / Editorial

Monika e LSI tregoi që nuk mund të jetë kurrë një drejtuese shteti

Monika e LSI tregoi që nuk mund të jetë kurrë një

Prishja e teatrit kombëtar nxori edhe një herë në dritë dhe pastër, botëkuptimin e paformuar të zonjës Kryemadhi, si dhe konceptet e saj të mangëta për shtetin dhe funksionimin e tij. Me deklaratat e saj të cekëta dhe thirrjet e saj për mospagimin e taksave, të faturave të ujit apo të dritave, tregoi qartë që megjithëse është një kryetare partie, apo bashkëshortja e Presidentit të Republikës, ajo nuk ka koncepte fare, në lidhje me funksionimin e shtetit. Në fjalët e saj vërehet një urrejtje e madhe dhe një hakmarrje, për ata që prishën Teatrin Kombëtar, për të cilën ajo “ndjen një dhimbje të madhe”! I çuditshëm është fakti, se në fytyrën e saj vihet re edhe një farë buzëqeshje e lehtë, apo shkëlqim, që ndoshta tregon që asaj sapo i erdhi mundësia apo shansi për të reaguar fort. Ajo vuri “kujën” për teatrin, ndoshta edhe më shumë se disa “artistë”, duke menduar gjithnjë edhe më shumë, se erdhi momenti për të marrë frytet e luftës së saj, për arritjen e qëllimin final, atë të ardhjes në pushtet. Dihet që sistemi mbi të cilën ngrihet ngrehina e shtetit që ne kemi sot, bazohet në taksa. Të bësh thirrje që të mos i paguhen taksat shtetit, do të thotë të kërkosh falimentimin e shtetit dhe çakordimin e gjithë jetës ekonomike në Shqipëri. Të kërkosh të mos paguhen taksat sot, do të thotë të dëmtosh, apo pakësosh të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe për rrjedhim dëmtimin e të gjitha investimeve, shërbimeve, që bën shteti për ekonominë, që sipas Monikës duhen të frenohen dhe minimizohen. Kjo do të çonte në lënien pa punë, apo humbjen e vendeve të punës të qindra njerëzve, të cilat sot punojnë në biznese, apo në degë të tjera të ekonomisë private apo shtetërore. Kjo nënkupton që ata të mos kenë më të ardhura dhe për rrjedhim, t’i çosh ata drejt një varfërie të sigurt. Thirrja e znj. Monika për mos pagimin e faturave të ujit, nënkupton që kjo ndërmarrje të mos ketë më të ardhura në buxhetin e kompanisë së saj. Si rrjedhim kjo kompani nuk do të kishte më mundësi të siguronin funksionimin normal të punës së saj dhe mos realizimi dot i investimeve për përmirësimin e parametrave të treguesve tekniko- ekonomikë të saj do të vihej në pikëpyetje. Kjo do të çonte në shkrirjen e disa sektorëve të kësaj kompanie dhe si rrjedhim humbjen e qindra vendeve të punës të këtij sektori. Edhe thirrja e zonjës Monika për mospagimin e faturave të energjisë elektrike është një thirrje për dëmtimin e punës së kësaj kompanie. Edhe këtu nqs nuk do të paguheshin faturat e energjisë elektrike, kompania do të vihej në vështirësi financiare, pasi nuk do të gjeneronte të ardhura, si rrjedhim do të kishte problem në kryerjen e investimeve të kompanisë në disa linja, që janë të amortizuara dhe po presin investimin e domosdoshëm. Gjithashtu nuk do të realizohej investimi në ndërtimin e nën stacioneve elektrike, të cilat kanë nevoja të domosdoshme dhe të menjëhershme, për investime dhe kjo do të sillte ndikimin e saj në furnizimin me defekte të popullatës me energji elektrike. Kjo thirrje e frikshme e zonjës, e cila pretendon të vijë në pushtet, do të shkaktonte shumë anomali të menjëhershme në sistemin energjetik të vendit dhe të krijonte një asfiksim të tij. Patjetër që edhe humbja e shumë vendeve të punës, të shumë specialistëve të kësaj kompanie, të përgatitur në shumë vite, do të shkaktonte lënien pa punë të tyre. Krijimi i armatës së madhe të specialistëve elektrikë, është një investim disa vjeçar, që është arritur me shumë punë dhe djersë nga ana e tyre. Papunësia e shumë njerëzve që do të vijë si rrjedhojë e këtij propozimi të znj Kryemadhi, i duket asaj një “lojë kungulleshkash”, por ajo nuk e di a e kupton, që qindra familje shqiptare do të vuajnë për bukën e gojës, nga mendjelehtësia e ideatores së shkatërrimit. Nuk e kuptoj përse kjo zonjë dëshiron të godasë pabesisht kaq fort shtetin shqiptar dhe ekonominë e tij, apo të realizojë dëmtimin e të ardhurave të shqiptarëve, të cilët u bënë kohë që luftojnë për rritjen e mirëqenies së tyre? Papritur zonja Kryemadhi na sugjeron të shkatërrojmë dhe të sheshojmë çdo gjë, vetëm se ajo mendon se ka të drejtë se kjo qeveri “është e korruptuar” dhe “duhet përmbysur”. Zonja mendon se “përmbysja nuk vjen nëpërmjet votës”, por na vika nëpërmjet “mosbindjes civile”, dëmtimit të shtetit të ekonomisë së tij, duke e çuar atë në kolaps. Kjo do ta detyronte qeverinë të jepte dorëheqje dhe vetëm në drejtimin e saj të fillonte ngritja e shtetit dhe të mirëqenies së popullit. Ajo nuk e mendon se për të arritur deri këtu është dashur kohë, e cila zonjë e nderuar gjykon, se gjërat bëhen menjëherë sa të hapësh dhe të mbyllësh sytë. Papërgjegjshmëria e saj mund t’i kushtojë rëndë shtetit shqiptar, pasi nesër ajo mund të bëhet drejtuese shteti dhe imagjinoni se si mund të drejtojë ajo këtë shtet, që edhe tani ka shumë punë për të bërë.