BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

Monika Kryemadhi nxjerr prapaskenat: Kjo do të jetë gafa e jetës e kryeministrit Rama

Monika Kryemadhi nxjerr prapaskenat: Kjo do të jetë gafa e jetës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk i do listat e hapura.

Sipas Kryemadhit, Rama po e bën këtë vetëm për të futur faktorë fiktivë në skenë.

“Nëse ju do t’i besoni me të vërtetë demagogjisë së Z. Rama, mjafton të lexoni dhe t’i riktheheni deklaratave të OSBE-së ku thotë se sistemi zgjedhor nuk ndryshon një vit para zgjedhjeve. Edhe sikur Z. Rama të bëjë gafën e jetës se tij, të mos miratojë kodin zgjedhor ose ndryshimet e kodit zgjedhor me ato 5 rekomandime të OSBE-së të cilat janë dakordësuar më 5 qershor, Z. Rama e ka të pamundur që të shkojë me ndryshimet e sistemit zgjedhor apo me ëndrrat e tij në sirtar për të çorientuar opozitën dhe për të futur faktorë fiktivë në lojën e tij politike sepse sot mjafton të bëni një research (kërkim), ju që jeni gazetarë dhe do të shikoni që nuk kemi më asnjë njeri tjetër, vetëm kronika të mbuluara me zërin e gazetarëve përsa i përket arritjeve dhe sukseseve të qeverisë të Z. Rama apo edhe lojës politike”, u shpreh Kryemadhi.

Më të lexuarat