BREAKING NEWS

Përballet për herë të parë me zërat kritikë ndaj tij, zbulohen 2 lëvizjet e rëndësishme të Lulzim Bashës ditën e sotme

Përballet për herë të parë me zërat kritikë
x

Politike

Monika Kryemadhi tregon për herë të parë se ku do të festojë më 26 Prill nëse fiton zgjedhjet dhe ku do të ngujohet nëse humbet

Monika Kryemadhi tregon për herë të parë se ku do të

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim Monika Kryemadhi, u pyet se ku do të festonte më 26 Prill nëse shpallej fituese në zgjedhje dhe ku do të ngujohej nëse do të humbiste.

Kryemadhi tha se do të donte të festonte me të gjithë drejtuesit e LSI-së në qarqe, ku distanca dhe angazhimet në fushatë ka bërë që mos ta pijnë më bashkë kafen e mëngjesit.

Kryetarja e LSI-së, theksoi se humbja nuk do të ndodhë, por ngujimi hipotetik mund të ndodh nëse nuk do të mbajë premtimet e dhëna nda qytetarëve.

Pjesë nga intervista e Monika Kryemadhit në Fax News

Xhaxhiu: Ku do të fitoni më 26 Prill?

Kryemadhi: Unë zakonisht nuk para festoj, por jam një personazh që dikur më pëlqenin festat. Do të dëshiroja që festa më e madhe do të ishte me djemtë dhe vajzat që drejtojnë LSI-në në qarqet e vendit. Jam shumë njerëz që e ndiej mungesën e tyre, pasi pinim kafen e mëngjesit ndërsa tashmë janë shpërndarë në të gjithë vendin.

Xhaxhiu: Ku do të ngujoni nëse humbni më 26 Prill?

Kryemadhi: Ajo çfarë ndiejmë ne është e patjetërsueshme. Ngujimi im do të ndodhte nëse nuk do të arrinim të mbanim premtimet tona.

Më të lexuarat