
“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

Monitorimi i zgjedhjeve, OSBE njofton ambasadorët e vendeve partnere për situatën, Celibashi jep detaje për organizimin e votimit

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Janar 2021

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo del Monaco, organizoi dje një takim me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Shqipëri për të shkëmbyer informacion dhe për të bashkërenduar qëndrimet lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, u tha se prezenca i njohu përfaqësuesit e Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe të organizatave ndërkombëtare me zhvillimet kryesore të reformës zgjedhore, si ndryshimet e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera. Po ashtu, theksohet se Prezenca i informoi ata lidhur me projektet në ndihmë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe aktorëve të tjerë vendas, gjatë kohës së mbetur deri në zgjedhje. “Për të lehtësuar dialogun mes aktorëve vendas dhe bashkësisë ndërkombëtare për çështjet e reformës zgjedhore, Prezenca ftoi në takim Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ai i njohu pjesëmarrësit me përgatitjet e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve, veçanërisht lidhur me përdorimin e teknologjisë, mundësimin e votës së emigrantëve shqiptarë dhe vëzhgimin e rasteve për keqpërdorimin e mundshëm të burimeve njerëzore për qëllime elektorale. Ai iu përgjigj edhe pyetjeve të ambasadorëve. Po ashtu, Celibashi foli edhe për sfidat me të cilat përballet KQZ-ja lidhur me ngritjen me vonesë të strukturës së re të KQZ-së dhe presionin mbi punën e institucionit që shkakton koha e kufizuar deri në zgjedhje”, thuhet në njoftim. Gjithashtu, pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre të plotë për KQZ-në dhe nxitën Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe aktorët e tjerë që të bëjnë më të mirën për të zhvilluar zgjedhje në përputhje të plotë me legjislacionin vendas dhe standardet ndërkombëtare. Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri, ambasadori Vincenzo del Monaco, u është drejtuar qytetarëve shqiptarë, që të kontrollojnë të dhënat e tyre para zgjedhjeve të 25 prillit. Ambasadori Del Monaco theksoi se është e rëndësishme që qytetarët të kontrollojnë emrin dhe adresën në listë dhe të sigurohen që të kenë dokumentet e identifikimit të vlefshme për të marrë pjesë në zgjedhje.
Më të lexuarat


“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

Bujar Nishani bën dedikimin e ndjerë si asnjëherë më parë, publikon foton e prindërve dhe ka një mesazh special

Rama tregon ëndrrën që e lë pa gjumë dhe jep premtimin e madh: Është shumë e afërt dita...

E pyesin për investimet në veri, Rama e pranon hapur: Është një borxh që do ta shlyejmë, por... (Konferenca ‘LIVE’)

Kompania e tij u shpall fituese e projektit gjigant të aeroportit të Vlorës, Behxhet Pacolli reagon i emocionuar: Për herë të parë në tokat shqiptare...

“Një ndër to isha edhe unë”, ish-ministri kujton eksodin me anije drejt Italisë: Përtej vuajtjes që përjetuam mundëm të...

Në ditën simbol të mësuesve, Gramoz Ruçi del me mesazhin special

Lulzim Basha thirrje shqiptarëve: Mos hiqni dorë nga...

Kreshnik Spahiu nuk i ndahet Lulzim Bashës, i nxjerr 14 gafat EPIKE dhe bën deklaratën e fortë: Politikani më...

“Çdo mësues është një hero që të merr për dore e të ndriçon”, Evis Kushi del me mesazhin e fuqishëm për 7 Marsin
