Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mos-dekretimi i Lleshajt nga Meta/ Nishani zbulon se çfarë do të bënte po të ishte ministër

Postuar: 13/11/2018 - 23:07

Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka treguar se si do të vepronte sa i përket propozimit për të dytën herë nga Kryeministri Rama të Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm. Nishani tha në emisionin “Përballë “të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, se ai gjen dy argumenta që e pengojnë z.Lleshaj të marrë këtë pozicion.

“Zotëria është ende ushtarak. Vendosja e tij në postin e zv. Ministrit të Brendshëm, e ka ekspozuar këtë njeri si një person që nuk ka respekt për ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Ai prej vitesh ka shkelur ligjin, që nga 2013-ta kur ka hyrë në zyrën e këshilltarit të kryeministrit. Edhe pse vendimi i Gjykatës është marrë në dhjetor 2017, z.Lleshaj e ka pranuar shpërblimin financiar si të kishte qenë një ushtarak aktiv. Është përgjegjësi ligjore administrative. Pastaj duhet vërtetuar, nëse vërtet i ka marrë dy paga publike të shtetit shqiptar, që nga dita që ka dalë në lirimin, ka shpërdoruar detyrën me dëm financiar, ç’ka e ngarkon me përgjegjësi penale”, tha ish kreu i shtetit.

“Nëse do të dekretohet për të dalë në lirim dhe nëse ezaurohet ky moment, po të isha president do të kërkoja një interpretim në gjykatën kushtetuese për këto 2 çështje. Do të prisja vendimin dhe po të mos I konsideronte si elemente pengues gjykata kushtetuese, atëherë do ta dekretoja”, u shpreh Nishani në RTSH.

Por edhe varianti i propozuar nga ish-Presidenti Nishani është i vështirë të marrë formë në realitet, pasi prej muajsh Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit. Tejzgjatja e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë e bën të vështirë të parashikohet se kur kjo Gjykatë do të rikthehet në funksion.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/05/2019 - 08:06

Hetimet e dosjes 339 do të vijojnë me marrjen në pyetje të të gjithë drejtuesve të shtabit elektoral të PS-së, që u angazhua në fushatë për zgjedhjet e vitit 2017.

Postuar: 20/05/2019 - 08:02

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, me anë të një video në mediat sociale

Postuar: 20/05/2019 - 07:42

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një meme ku ironizon kryeministrin Rama.

Postuar: 19/05/2019 - 23:50

Në mbështetje të banorëve të Unazës të Re, që protestojnë për shembjen e banesave të tyre, 

Postuar: 19/05/2019 - 22:40

Në rastin e 60-vjetorit, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi Shenjtëris

Postuar: 19/05/2019 - 21:24

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar protestat e mbajtura

Postuar: 19/05/2019 - 21:20

E larguar prej disa kohësh nga vëmendja e publikut, ish demokratja Jozefina Topalli duket se po e