BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

“Mos e pranoni marrëzinë e një psikopati”, deputeti i Kuvendit shpërthen ndaj Ramës: I çmendur. Po sfidon ligjet

“Mos e pranoni marrëzinë e një psikopati”, deputeti i

Kryeministri i vendit, Edi Rama, njoftoi mbrëmjen e djeshme se kjo fundjavë do të këtë rregulla të njëjta si ajo e kaluar, me kufizime oraresh dhe dalje vetëm për pensionistët e prindërit me fëmijët sipas fashave të orarit.

Ky vendim ka indinjuar deputetin e opozitës së re Ralf Gjonin. Ai bën thirrje që qytetarët të mos e pranojnë këtë marrëzi.

“Mirëmëngjes të gjithëve ???? Informohem nga Policia e Shtetit se mbëmë në darkë, papritur, Efendi Bej BabaRama vendosi t’i ndërrojë përsëri rregullat. Për informacion, NUK ka asnjë ligj që detyron Policinë të veprojë sipas tekave të një individi të çmendur. Shteti funksionon me procedura jo me teka momentale. Po ata qytetarë, pensionistë, pronarë baresh e taksistë që nuk kanë facebook e janë të painformuar, do gjobiten sot? Po ata shoferë që kanë dalë me makina në rrugë? Mos e pranoni marrëzinë e një psikopati që sfidon ligjet, trajton shtetin si çiflig privat e shemb durimin e popullit të tij tamam siç shembi teatrin kombëtar. Ndërkohë miq #MbaniDistancë #LaniDuart #EvitoniTurmat”, shkruan Ralf Gjoni.