BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen reagimi i papritur i kryeministrit Rama: Mos hapni llafe kot. Ja cilin qytet kam zgjedhur

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen

Kryeministri Rama i ka hedhur poshtë zërat që thanë se kryeministri do kandidojë në Durrës përballë Bashës, duke qenë se mori në dorë drejtimin e fushatës atje.

Rama tha se ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në Vlorë, madje dhe kur mos të jetë në pushtet.

“Mos hapni llafe që s’do jem në Vlorë. Bëni kujdes se çfarë dëgjoni. Çfarë nuk dëgjohet sot në Shqipëri. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se të bëhesha kryetar i PS, edhe kur u bëra dhe jam tani. Në Vlorë do jem edhe po të mos jem kryeministër, se do kem më pak angazhime. Në Vlorë kam qenë kur kam qenë Më ikën mendja kur thonë dil shiko realitetin. Këta që më thonë mua kështu nuk do bëjnë dot në jetën e tyre aq metra sa kam bërë kilometra në Shqipëri. I kam rënë cep më cep sa e di nga rruga ku jam kur e di se nuk ka valë telefoni.

Kjo nuk është ndonjë zotësi por s’do kem nevojë të bëj shumë km por do bëj shumë metra në Vlorë që më ka lidhur fati, familja dhe dashuria për këtë bukuri të pazbuluar. Jemi këtu për ta zbuluar këtë bukuri që Vlorës ti dalë zëri gjithandej jo vetëm në shqip por në të gjitha gjuhët si vendi ku mund të shkosh dhe të shijosh bukuritë e natyrës dhe mikpritjen e vlerat e krijuara bashkë me njerëzit”, u shpreh Rama.