BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë", profesori i sëmundjeve infektive jep lajmin që po e prisnim të gjithë: Pandemisë Covid-19 që pushtoi botën, po i vjen fundi! Ja pse nuk do të ketë valë të tretë

"Ndodh për herë të parë", profesori i
x

Politike

“Mos i bëj bisht situatës”/ Rama replikon me qytetarët, ndërhyn kryeinspektorja e shëndetit në Tiranë. Kryeministri i jep përgjigjen e prerë

“Mos i bëj bisht situatës”/ Rama replikon me

Përmes një video në ‘Facebook’ kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me qëndrimin e liderit të opozitës, Lulzim Basha pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Manastirliu në Kuvend. Rama tha se Bash nxori nga konteksti fjalën e ministres, ndërsa shton se ministrja ska dashur që të thotë gjë tjetër, veçse; o njerëz mbroni veten dhe të tjerët.

Ndër të parat që mbështet kryeministrin është edhe Areti Beruka, kryeinspektore për shendetin në Tiranë, e cila është lakuar më së shumti në mediat për deklaratën e saj “se mezi priste që të vinte Covid-19 në Shqipëri”.

Beruka shkruan se ministrja ishte e qarte dhe se nuk ka nevojë për përkthim, ndërkohë që Basha është gabim.

“Pikerisht se e degjuan, nuk kane nevoj per perkthim shqiptaret. Dhe je gabim duke dale nga konteksti i vertete.”-shkruan Beruka.

Ndërkohë që Rama i përgjigjet “kush ka veshe dhe nuk do te degjoje, thote ate qe kujton se degjon!”

Por komentuesit e tjerë në profilin e kryeministrit, e kanë cilësuar videon si propagande, duke i shkruar se ai nuk ka pse ti bëjë bisht situatës, duke u marrë me kreun e PD-së, por të japë shpjegime.

“Mos i bëj bisht situatës”/ Rama replikon me

Më të lexuarat