BREAKING NEWS

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të infektuar, ja si paraqitet sot situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të
x

Politike

Basha përplaset me gazetarin: Mos më ndërprit fjalën...ç’është kjo!

Basha përplaset me gazetarin: Mos më ndërprit

Kryedemokrati Lulzim Bash ka pasur një përplasje  me gazetarin i  ftuar në emisionin “Çim Peka live”.

Basha u pyet se përse u kujtua një vit pas tragjedisë së 26-nëntorit që të fajësonte qeverinë për mosdalje ‘për zot’ të situatës.

Basha nisi të shpjegonte dhe të thoshte se atij nuk i bëjnë përshtypje kritikat nga rivalët politikë, si  kryeministri Edi Rama, pasi gjithçka bëhet për të hequr vëmendjen nga tragjeditë.

Por, këtu e ndërpreu Peka, i cili i kërkoi që t’i përgjigjes drejtpërdrejtë pyetjes dhe jo të shmangej.

Kryedemokrati kërkoi më tej që të mos i ndërpritej fjala.

Pjesë nga debati:

Basha: Jo po ta mbaroj fjalinë

Peka: Dua të jem korrekt

Basha: Po më lë të mbaroj fjalinë, katër veta jemi këtu, s’e kemi me ngut bashkë…një pakt duhet ta bëjmë tani, ç’është kjo, ti s’më lë të përgjigjem

Peka: Zoti Basha, duhet të jemi korrekt me publikun

Basha: Ore s’është çështja aty, unë mund të them që Peka është njeriu më korrekt në botë, por s’është kjo çështja, s’e zgjidh tragjedinë.

Më të lexuarat