BREAKING NEWS

Përballet për herë të parë me zërat kritikë ndaj tij, zbulohen 2 lëvizjet e rëndësishme të Lulzim Bashës ditën e sotme

Përballet për herë të parë me zërat kritikë
x

Politike

“Mos raportoni te ai”/ Luan Rama reagon pas publikimit të mesazhit të Vasilit për strukturat, ja si e komenton 'thikën pas shpine' nga LSI

“Mos raportoni te ai”/ Luan Rama reagon pas publikimit të

Luan Rama ka reaguar pas publikimit të mesazhit që nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i kishte dërguar strukturave, për të mos raportuar tek ai duke pranuar ekzistencën e këtij mesazhi.

Luan Rama duket se ka vendosur të injorojë 'thikën pas shpine' nga partia e tij, pasi në përgjigje shprehet se e gjithë vëmendja e tij është përqendruar tek zbardhja e të vërtetës së zgjedhjeve. Mesazhin e dërguar strukturave të LSI, Luan Rama e quan "praktikë okulte të neveritshme".

"Duke e mirëkuptuar “vëmendjen” tuaj profesionale teksa më ftoni përmes pyetjeve që më keni dërguar që të jap një intervistë për Dritaren tuaj pas publikimit të një mesazhi për mua krejt të pavlerë, e gjej me vend t’ju shpjegoj se nuk kam asnjë ngasje të merrem me praktika të tilla okulte e të shëmtuara deri në neveri, pasi shëmtia dhe neveria janë të vetëmjaftueshme e asnjë koment mbi to nuk ka vlerë.

E gjithë vëmendja ime jo vetëm politike, është e fokusuar tek zbardhja e të vërtetës së zgjedhjeve, përmes rinumërimit dhe rivlerësimit transparent të çdo vote e shqyrtimit të çdo fakti që provon manipulimin, mashtrimin dhe tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve, pasi qytetarët shqiptarë duhet ta mësojnë të vërtetën e asaj që ndodhi para dhe gjatë 25 prillit", ka thënë ai për "Dritare.net".

Më të lexuarat