BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Politike

“Mos rrini, dilni votoni”, Agron Shehaj u bën thirrje demokratëve: Nuk mund t’ju quajnë më armik apo...

“Mos rrini, dilni votoni”, Agron Shehaj u bën thirrje

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, u ka bërë thirrje anëtarëve të PD-së që të dalin dhe të votojnë ditën e diel për të votuar kryetarin e ri të partisë.

Ai shprehet se asnjë komisioner apo komision nuk ka të drejtë t’u heqë demokratëve të drejtën e votës, ndërsa shton se ka ikur koha kur mund të quheshe armik apo të përjashtoheshe nga partia vetëm për mendimet ndaj udhëheqësit të partisë.

“Të dashur demokratë,

Secili nga ju, nëse keni kartë anëtarësie apo jeni në listën e votuesve të partisë, ka të drejtë të votojë ditën e diel.

Askush, asnjë komisioner dhe asnjë komision, nuk ka pushtetin t’ju heqë të drejtën e votës ditën e diel, sepse këtë të drejtë ua jep Statuti i partisë.

Koha kur mund t’ju quanin armik, t’ju përjashtonin apo t’ju hiqnin votën për mendimet tuaja ndaj udhëheqësit e partisë, vdiq ditën që lindi Partia Demokratike.

Mos rrini, dilni në votim. Votoni ndryshimin, që ta kthejmë Partinë Demokratike në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ajo ishte”, shkruan Shehaj.