BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Rajoni

Moska “i hedh benzinë” zjarrit të konfliktit në Veri të Kosovës, ambasadori rus kërcënon me luftë dhe paralajmëron Perëndimin: Kjo rrugë që po zgjidhni të çon drejt konfliktit

Moska “i hedh benzinë” zjarrit të konfliktit në Veri

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bochan-Kharchenko, ka bërë një deklaratë të fortë për tensionet në Veri. Ai u shpreh se Perëndimi qëllimisht po lë një “vakum sigurie” në Veri të Kosovës që të mbushet nga forcat e policisë speciale “kosovare-shqiptare” dhe paralajmëroi se kjo është rruga që çon në konflikt. Kryeministri i Kosovës Kurti ka refuzuar edhe një herë propozimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e situatës në veriun e Kosovës, i cili është në prag të konfliktit. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka treguar edhe një herë përkushtimin e tij konstruktiv. “Nuk do të habitem nëse Perëndimi, pavarësisht kësaj, vazhdon të përsërisë tezën e përgjegjësisë reciproke të Beogradit dhe Prishtinës për rritjen e tensioneve. Mesazh krejtësisht i rremë. Natyrisht, ‘vakumi i sigurisë’, për të cilin flet Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borell, është i rrezikshëm. Nuk ka asnjë argument atje. Megjithatë, nuk është e mundur të kuptohet pse shefi i diplomacisë evropiane beson se as EULEX-i dhe as KFOR-i nuk mund ta plotësojnë atë për të shmangur një krizë. Kjo është pikërisht ajo që bie nën juridiksionin e atyre pranive ndërkombëtare. Besoj se do t’ia vlente që Borell-i të njihej me termat e tyre të referencës. Duket se Perëndimi qëllimisht po lë një ‘vakum sigurie’ për ta mbushur me forcat speciale të policisë kosovare-shqiptare. Ne ju paralajmërojmë: kjo është rruga që të çon në konflikt”, ishte komenti i Bocan-Kharchenko.

Ballkani, "vegël" e Rusisë për destabilizim të Evropës

Rusia ka ndikim të madh kulturor në elementet nacionaliste serbe. Vladimir Putin dëshiron të përfitojë nga tensionet në mes të këtyre dy shteteve. Megjithëse Rusia është në një pozicion shumë më të dobët aktualisht, kur përballet me rezistencën e ashpër të Ukrainës dhe i nënshtrohet izolimit ndërkombëtar, Moska mund të nxisë dhe të përdorë një konflikt të ri të mundshëm në Ballkan si një front të dytë për të shkëputur vëmendjen perëndimore nga lufta në Ukrainë dhe tensionet në Veri është momenti i shkëlqyer i Putinit për t’i hedhur “benzinë zjarrit”.

Forcat pro-ruse mund të shkaktojnë gjakderdhje në Ballkan

Frikën për një ndërhyrje pro-ruse  e ka paralajmëruar dhe ish ambasadori i Malit të Zi për NATO-n, Vesko Garçeviç. Ai në një intervistë tha dje se lufta brutale e Vladimir Putin mund të bëhet sfondi i një vale dhune midis Kosovës pro-evropiane dhe Serbisë së lidhur me Rusinë. Garçeviç paralajmëroi se Serbia e lidhur me Rusinë po “luan me zjarrin”. “Serbia do të dëshirojë ta përshkallëzojë këtë sa më shumë që të mundet, dhe nëse shkojnë më tej, ajo mund të dalë jashtë kontrollit,” tha Garçeviç për The Sun Online.  “SHBA, Britania e Madhe dhe OKB-ja duhet të përfshihen më shumë në veprime parandaluese. Ata duhet t’i thonë Beogradit se kjo nuk është një lojë dhe nuk do të tolerohet. Kosova ka mbështetje nga NATO, por kjo nuk i ka ndalur tensionet me Serbinë. Serbët etnikë në veri të Kosovës janë shumë pro-rusë, dhe entuziastë për Putinin dhe idetë e tij, por ata janë gjithashtu të armatosur. Nëse nxitja e konfliktit ndodh në Kosovën veriore, shumë nga këta serbë etnikë pro-rusë do të presin thirrjen për armë” tha ai ndër të tjera.

NATO gati për të mbrojtur Kosovën

Nga ana tjetër NATO  e ka bërë të qartë se nëse Kosova preket nga Serbia apo Rusia, do të ketë ndërhyrje të menjëhershme ushtarake. NATO-ja është e gatshme të rrisë numrin e trupave në Kosovë, nëse ka rritje të tensioneve në mesin e minoritetit serb, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave.  “Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar… nëse kemi rritje të tensioneve, mirëpo edhe mund të rrisim numrin e forcave rezervë… mund ta marrim këtë vendim brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë  pak javë më parë zëvendëskomandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Luca Piperni.

Më të lexuarat