BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Politike

Muharrem Xhafa: Berisha s’hedh dot baltë ndaj LANÇ, koha të pranojë se ka qenë komunist i thekur dhe pastaj e drodhi, PD krijesë e Ramiz Alisë

Muharrem Xhafa: Berisha s’hedh dot baltë ndaj LANÇ, koha

Ish-funksionari i Lartë i Partisë së Punës, Muharrem Xhafa ka reaguar dje ashpër sa i takon akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha mbi Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Dje ndërsa festoi 77 vjetori i çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë, Berisha provokoi, ndërsa e cilësoi Ditën e Çlirimit si ditën më të zezë për shqiptarët, pasi sipas tij, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët. Por dje gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Xhafa u shpreh se Berisha nuk hedh dot baltë mbi LANÇ dhe se sipas tij, askush nuk ja ul dot vlerat Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Madje ai sfidoi hapur Berishën teksa i kërkoi se ka ardhur koha që të pranojë nëse ka qenë komunist i thekur dhe e drodhi apo ka qenë agjent i huaj. “Përrallat e Berishës për dekomunistizimin e vendit nuk i ha kush, përveç ballisto-zogistave e reaksionarëve të tjerë, bashkëpunëtorë të pushtuesve nazi-fashistë! PD-ja u krijua me lejen e porosinë e Ramiz Alisë! Kush është i interesuar, ai ose ajo, le të lexojë në shtypin e kohës çfarë ka thënë Berisha për Enver Hoxhën e socializmin! Berisha ka dy rrugë : ose të pranojë se ka qenë komunist i thekur dhe e drodhi, ose të pranojë se ka qenë agjent i duruar dhe besnik i agjenturave të huaja në radhët e PPSH-së. Nëse dikush dëshiron të shohë se si Berisha e ka trajtuar LANÇ-in, ai ose ajo le të lexojë Berishën për këtë problem! Jam i sigurt se Berisha flet sot për LANÇ-in si luftë vëllavrasëse dhe civile! Berisha shkruante se LANÇ-i ishte lufta më heroike në historinë e popullit shqiptar”, deklaroi ai.

Xhafa: Berisha politikan hipokrit dhe mëkatar

Më tej gjatë prononcimit të tij për gazetën “SOT”, ish-funksionari i lartë i PPSH, Muharrem Xhafa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berishë se është një politikan hipokrit dhe që ka bërë shumë mëkate ndaj qytetarëve shqiptarë në këto 30 vite. Sipas tij, Berishës nuk i interesojnë shqiptarët dhe Shqipëria, por vetëm interesi i tij. “Sali Berisha, po të ishte që i digjej shpirti për Shqipërinë e popullin e saj, do të kishte reaguar përpara se të shpallej "non grata"! Po ai reagoi, pasi u shpall "non grata", sepse iu prekën interesat ekonomike të tij e të familjes së tij, si edhe sahanlëpirësve tij! Unë jam si kundër Bashës edhe kundër Berishës, sepse jam kundër sistemit borgjez, që shtyp popullin dhe ngre lart borgjezinë, po nuk mund të mos them se Berisha është mëkatari më i madh i PD-së, që ishte deri dje në mbështetje të Bashës! Ato që Berisha thotë sot kundër Bashës janë tejet të vonuara dhe flasin për dopjo gabim të Berishës! Ok, populli thotë : më mirë vonë se kurrë, por thotë edhe se është më mirë shpejt se vonë”, u shpreh ai. Ndërkohë akuzat se heronjtë e LANÇ-it janë cilësuar edhe si varrmihës, zoti Xhafa i cilësoi skandal. “Është pak të thuhet se ky është një turp! Të gjithë heronjtë e dëshmorët e luftërave për liri të popullit shqiptar, të Rilindjes, të pavarësisë, të gjuhës, të LANÇ-it, të ndërtimit dhe të mbrojtjes së socializmit janë çlirimtarë! Ata janë varrmihës për bijtë e fashistëve dhe "nazifashistët e rinj", se ata hapin varre, shteti i tyre hap varre, shteti kapitalist i borgjezisë antikombëtare, hap varre”, nënvizoi Xhafa për gazetën “SOT”.