BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Politike

Muharrem Xhafa i përgjigjet Çelo Hoxhës: Çlirimi i Tiranës është meritë e partizanëve dhe e askujt tjetër, kush kërkon të sajojë një të vërtetë tjetër është bir i reaksionit

Muharrem Xhafa i përgjigjet Çelo Hoxhës: Çlirimi i

Tirana më 17 nëntor festoi 79-vjetorin e Çlirimit, dita kur forcat Nacional Çlirimtare fituan luftën kundër pushtuesve gjermanë. Por ajo vu u re është se Partia Socialiste ka devijuar nga premtimi për të mbështetur LANÇ. Dita e çlirimit të Tiranës u kalua në heshtje nga PS e Edi Ramës. Por si për ironi dhe si kundërpërgjigje ndaj Luftës Anti-Fashiste Nacional Çlirimtare, reagim të ashpër pati vetëm drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Çelo Hoxha. Ky i fundit doli në skenë pas një pauze duke i “ringjallur”, teksa përmes një statusi në rrjetet sociale akuzoi komunistët se para se të hynin në kryeqytet në nëntor të vitit 1944, bënë spastrimin e figurave të njohura intelektuale antikomuniste, ish-ushtarakëve ose njerëzve të biznesit. Lidhur me këtë situatë ka reaguar ish-shef i Sektorit të Edukimit në aparatin e KQ të Partisë së Punës, Muharrem Xhafa. Ai u shpreh gjatë reagimi për gazetën “Sot”, se çlirimi i Tiranës është meritë e partizanëve dhe e askujt tjetër. Sipas tij, kush kërkon të sajojë një të vërtetë tjetër është bir i reaksionit. “Kryeqytetin e atdheut, Tiranën, e çliruan partizanët heroikë shqiptarë, mbështetur fuqishëm nga populli i saj. Kush kërkon të sajojë një tjetër të vërtetë është bir i reaksionit! Ngjan si paradoks po edhe vetë pushtuesit gjermanë pranojnë çfarë përjetuan në luftën e ushtrisë partizane për çlirimin e Tiranës, me disa mospërputhje në shifrat e humbjeve të forcave njerëzore e materiale, gjë kjo e kuptueshme, sepse cilido humbës synon t’i zvogëlojë humbjet e tij. Brezi i ri duhet të dijë se për çlirimin e kryeqytetit është bërë 19 ditë luftë e ashpër (29 tetor deri 17 nëntor 1944) rrugë më rrugë e rrugicë më rrugicë, barrikadë më barrikadë, shtëpi më shtëpi e trup më trup! Një luftë heroike e vërtetë! Forcat pushtuese gjermane e patën të pamundur të përballonin sulmet e ushtrisë së organizuar partizane, ndaj ato, në mëngjesin e 17 nëntorit 1944, ndalën qëndresën, njohën humbjen dhe morën rrugën e humbjes. Humbjet e ushtrisë gjermane qenë të mëdha, po dhe forcat partizane patën jo pak të vrarë e të plagosur! Heroizmi i partizanëve për çlirimin e Tiranës, në zbatim të urdhrit të Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, Enver Hoxhës, përbën një nga faqet më të ndritura të LANÇ-it”, u shpreh Xhafa.

Çlirimi i Tiranës

17 Nëntor 1944, partizanët heroikë shqiptarë, të mbështetur fuqishëm nga populli i Tiranës, çliruan Tiranën?! Tjetër të vërtetë nuk ka! Ata që kërkojnë të sajojnë të vërteta të tjera, ata janë bashkëpunëtorët vendës të nazistëve gjermanë. Interesante është që, edhe vetë pushtuesit gjermanë nuk kërkojnë ndonjë tjetër të vërtetë, përveç asaj që përjetuan në luftën e Tiranës, përjashtuar ndonjë mospërputhje në shifrat e humbjes së tyre, çka është e pashmangshme, se humbësi gjithnjë synon t’i zvogëlojë humbjet. Jo vetëm brezi i ri, po edhe të gjithë shqiptarët duhet të dinë se për çlirimin e kryeqytetit është luftuar 19 ditë (29 tetor deri 17 nëntor 1944) rrugë më rrugë, barrikadë më barrikadë, shtëpi më shtëpi e trup më trup. Një luftë heroike! Po kështu duhet të dinë se pushtuesit gjermanë, të pamundur për të përballuar sulmet e ushtrisë partizane, në mëngjesin e 17 nëntorit 1944 ndalën qëndresën e tyre u tërhoqën dhe duke njohur humbjen, vijuan rrugën e humbjes. Në luftën për çlirimin e Tiranës, forcat pushtuese gjermane lanë më tepër se 3000 të vrarë e shumë të tjerë të plagosur. Mbi 300 ushtarë nazistë u zunë robër, ndërsa u kapën një sasi e madhe materialesh e municionesh luftarake të ndryshme, si topa, tanke, mitraloz, automjete, karro me materiale, kafshë, municione e armatim i lehtë, pa folur për shkatërrimin e shumë materialeve teknike luftarake. Gjatë veprimeve luftarake për spastrimin e kryeqytetit u arrestuan mbi 500 kuislingë e tradhtarë. Po, edhe në anën e forcave partizane pati 417 të vrarë e të plagosur (vetëm në kryeqytet u vranë 127 luftëtarë). Qindra njerëz nga popullsia civile u masakruan barbarisht prej forcave naziste dhe prej bashkëpunëtorëve të tyre ballisto-zogistë. Tirana, si e gjithë Shqipëria, u çlirua me gjak e me sakrifica të mëdha! 

Më të lexuarat