BREAKING NEWS

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të
x
BREAKING NEWS

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të
x
BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x

Politike

Muharrem Xhafa: Ju tregoj si shpëtuan pa u dënuar disa nga kriminelët më të njohur dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të pushtuesve nazifashistë, si Ahmet Zogu, Osman Kazazi, Mitat Frashëri, Abaz Kupi e të tjerë

Muharrem Xhafa: Ju tregoj si shpëtuan pa u dënuar disa nga

Në një intervistë për gazetën “SOT” Muharrem Xhafa, ish-funksionar i Partisë Komuniste ka folur për krimet e komunizmit. Xhafa ka treguar rrugën se si shpëtuan pa u dënuar disa nga kriminelët më të njohur dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të pushtuesve nazifashistë sipas tij. Gjithashtu, ai ka treguar se shteti shqiptar po i nderon këta kriminelë dhe bashkëpunëtorë të pushtuesve të huaj, duke ngritur buste, shtatore e monumente. Sipas tij, edhe punonjësit e shtypit e televizioneve kanë parë dhe kanë dëgjuar kriminelë të krekosen e të mburren në faqet e shtypit dhe në ekranet e televizorëve se kanë vrarë komunistë e kuadro të partisë e pushtetit popullor, duke i quajtur aktet kriminale të tyre vepra trimërie dhe shpejtim të shembjes së socializmit dhe të fitores së kapitalizmit. Xhafa shkruan se “populli ushtar e mbrojti gjithë vendin, ushtria popullore e mbrojti gjithë vendin, pushteti popullor e mbrojti gjithë vendin nën udhëheqjen e PPSH-së me Enver Hoxhën në krye. Vendi ynë, që kishte qenë besnik i aleatëve të mëdhenj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shteti socialist, që u vendos pas fitores, më 29 nëntor 1944, nuk mund të vepronin ndryshe nga vendet antifashistë të Europës ndaj kriminelëve, ndaj bashkëpunëtorëve të pushtuesve të huaj dhe ndaj mbeturinave të organizatave tradhtare! Po, ka shumë rëndësi të bëhet qartë dallimi mes vendit tonë, ku u vendos një rendi i ri shoqëror, rendi socialist, dhe vendeve kapitaliste të Europës Perëndimore, që ishin më parë kapitaliste dhe mbetën vende kapitaliste edhe pas fitores së Luftës së Dytë Botërore, më 9 maj 1945.”

-Vite më parë keni folur për rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila dënonte "krimet e komunizmit". Sot, ç'farë mund të thoni?

 Në mos gaboj, ka qenë viti 2006! Me disa të ftuar të tjerë folëm në një televizion për rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në të cilën dënoheshin "krimet e komunizmit", por jo edhe krimet e kapitalizmit, as bashkëpunëtorët e fashizmit në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Në rezolutë Shqipëria nuk përmendej me emër, po, pavarësisht kësaj, që nga viti 1990 e deri më sot, shteti borgjez shqiptar dhe hallkat e tij bërtasin me zë të lartë se vendi ynë nuk bën përpara për shkak të "krimeve" të regjimit komunist! Një njeri me "dy pare mend në kokë", thotë : Ore po, edhe pas 32 vitesh qenkan "krimet" e regjimit komunist ato që paskan penguar Shqipërinë të ecë përpara?! Ore po, shihni se mos është shteti borgjez që nuk di të drejtojë e të menaxhojë vendin?! Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës bënte thirrje për dënim ndërkombëtar të krimeve të regjimeve komuniste, të cilat (regjimet komuniste), sipas saj, kanë sunduar në Europën Qendrore e Lindore në shekullin e fundit, e 20-të, e që, në disa vende të botës, janë akoma në pushtet. Por injoronte dhe as i zinte në gojë krimet e regjimit kapitalist, ndonëse gjithë bota e di se kapitalizmi është rendi shoqëror që ka bërë krime të egra mbi popujt në shekuj! Në rezolutë listoheshin, natyrisht jo me shifra, veç ish BS, krimet e ndodhura pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (1945) në vendet e Europës Qendrore e Lindore, vende që Asambleja i cilësonte si socialiste, po nuk thoshte se Partia e Punës dhe Enver Hoxha i kishin cilësuar më parë ato vende jo socialiste, po borgjezo-revizioniste, përfshirë edhe ish-BS., të cilin e quante vend social-imperialist! Krimet e ndodhura, thuhej në rezolutë, u shfajësuan në emër të teorisë së luftës së klasave e të diktaturës së proletariatit e se ishte interpretimi i këtyre dy parimeve, që kishte përligjur "eliminimin" e njerëzve të konsideruar të dëmshëm për ndërtimin e një shoqërie të re, por anashkalohej fakti që lufta e klasave në vendet kapitaliste zhvillohet e ashpër kundër masave të popullit, jo kundër të pasurve! A nuk është shprehje e ashpër e luftës së klasave hendeku në nivelin e jetesës midis të pasurve e të varfërve në vend kapitaliste?! A nuk është shprehje e ashpër e luftës së klasave papunësia masive në masat e popullit në vendet kapitaliste?! Po strehimi mizerabël i masave popullore dhe që shumë njerëz atje flenë nën ura?! Po analfabetizmi i masave të varfra? Po shkeljet masive të të drejtave të njeriut? Po shteti borgjez (diktatura borgjeze), a nuk mbrohet me forcën e armëve në vendet kapitaliste?! Këto janë të gjitha! Në vendet kapitaliste njerëzit janë të lirë të flasin, të vjedhin, të drogohen, të vrasin, të bëjnë krime etj., etj.?! Pse fshihet e vërteta, pse nuk thuhet që në vendet kapitaliste janë bërë e bëhen vrasje dhe ekzekutime të mëdha individuale e kolektive, që ka patur e ka uri, skllavëri, persekutim e të tjera forma tmerri?! Po rendi kapitalist është edhe më i zi se kaq!

- A mund të sjellësh shembuj dënimi kriminelësh e bashkëpunëtorësh me pushtuesit nazifashistë në vendet kapitaliste të Europës në fund të Luftës së Dytë Botërore e në vitet fill pas çlirimit nga pushtuesit e huaj?

Po, plot! Por rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, edhe pse Asambleja e njeh mirë problemin, i ka lënë mënjanë dhe as i ka përmendur kriminelët e luftës e bashkëpunëtorët e nazifashizmit në vendet kapitaliste gjatë Luftës së Dytë Botërore, sikurse as nuk ka thënë se çfarë ka ngjarë fill pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në vendet kapitaliste, kur dihet se kanë ndodhur shumë gjëra! Një lexues i kujdesshëm nuk mund të mos vërejë se në fund të Luftës së Dytë Botërore Europa u nda në Europa Perëndimore dhe në Europa Lindore; Gjermania u nda në Gjermania Perëndimore me kryeqytet Bonin dhe në Gjermania Lindore me kryeqytet Berlinin. Edhe gara e "luftës së ftohtë" midis vendeve të Europës Qendrore e të Lindjes, që ishin nën "ombrellën" e ish BRSS, me ata të vendeve të Perëndimit, erdhi duke u dobësuar dhe "pati jetë" deri kur u shemb Muri i Berlinit, u bë bashkimi i dy Gjermanive dhe u shpërbë BRSS! Bazuar në aq sa unë mbaj mend dhe në të dhëna të rrjeteve socialë dëshiroj të sjell në vëmendjen e lexuesve një pamje të përgjithshme të asaj çfarë ka ndodhur në disa prej vendeve kapitaliste të Evropës Perëndimore, të cilat kanë vuajtur nga kolaboracionizmi dhe kanë mbajtur qëndrim ndaj tij, kolaboracionistëve dhe kriminelëve të Luftës së Dytë Botërore. Kryesore nuk janë shifrat që do të përmend, sepse ato mund të zmadhohen ose të zvogëlohen në varësi të interesave të caktuara; kryesore janë fenomenet e ndodhura dhe qëndrimet e mbajtura nga shtetet, vendet e popujt e Europës Perëndimore! Franca, për shembull, vlerësohet si vendi që ka vuajtur më shumë nga kolaboracionizmi dhe dënimi i kolaboracionistëve dhe kriminelëve të Luftës se Dytë Botërore ka qenë radikal! Që të behej dënimi i tyre në baza sa më ligjore, Asambleja Kombëtare e Francës aprovoi në gusht-shtator të vitit 1944, dy ligje: njërin për ata që kishin ndihmuar Gjermaninë pushtuese e aleatët e saj dhe tjetrin për ata që kishin dëmtuar unitetin kombëtar dhe kishin cenuar të drejtat e barazinë e shtetasve francezë. Në Francë janë zhvilluar 170 mijë procese gjyqësore për kriminelët e luftës dhe bashkëpunëtorët e pushtuesve të huaj. Prej tyre janë dënuar 120 mijë vetë! Në kryeqytetin e vendit, Paris, në 4 muajt e parë të mbasçlirimit të tij, u dënuan me vdekje 6763 vetë, nga të cilët 1500 vetë janë ekzekutuar menjëherë. Në Francë, me gjyqe të rregullta, me gjyqe të shpejtuara, po edhe pa gjyqe, thuhet se janë ekzekutuar deri 30 mijë kolaboracionistë. Për çdo 10 mijë banorë të Francës së atëhershme janë dënuar 12 vetë. Ndërsa në disa vende të tjera të Europës Perëndimore më të vegjël në sipërfaqe e në numër popullsie, si : Holanda, Norvegjia dhe Belgjika, atëhere janë dënuar në 10 mijë banorë 40 deri 64 kolaboracionistë. Qeveria e HOLANDËS, e cila ndodhej në emigrim në Londër, kishte nisur përgatitjet për "spastrimin e madh" dhe kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal të saj, duke futur në Kodin e Ri Penal të saj dënimin me vdekje për holandezët kriminelë të Luftës dhe bashkëpunëtorët e  pushtuesve nazifashistë. NORVEGJIA, vend i vogël e me një popullsi prej rreth 3.3 milionë banorësh, akuzoi për  kolaboracionizëm 92 mijë vetë; nxori në gjyq 46 mijë vetë, prej të cilëve 37 mijë e 150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi dhe 60 vetë me vdekje. Me vdekje u dënua edhe kryeministri i Norvegjisë, i cili u ekzekutua në sy të turmave të popullit norvegjez, që kërkonin me ngulm ta shihnin vdekjen e tij me sytë e tyre. Urrejtja popullore bëri që të arrestoheshin edhe 50 mijë gra e vajza norvegjeze për marrëdhënie jo të moralshme me oficerë e ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë me ta. Pas arrestimit të tyre, 5 mijë gra e vajza u dërguan në kampe përqendrimi. Menjëherë pas çlirimit të saj, në DANIMARKË u arrestuan 20 mijë vetë për të kolaboracionizëm. Më 1 qershor të vitit 1945 Parlamenti danez ratifikoi një ligj të ri, i cili parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve dhe kriminelët e Luftës së Dytë Botërore. Nga 20 mijë vetë të akuzuar, u dënuan 15742 vetë, prej të cilëve 3641 vetë u dënuan me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje. Në BELGJIKË kriminelët e Luftës dhe bashkëpunëtorët e nazifashizmit u trajtuan si qytetarë "me shtetësi të humbur". Në përdorim u vu një term i ri : qytetarë "joshtetas” apo "pa shtetësi" belge. Para gjyqit u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët 23584 vetë u dënuan për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” dhëne pushtuesve, ndërsa shumë personave iu hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje. Jo pak syresh u ekzekutuan në prani të turmave të popullit. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet burg. Çdo belg, për të zënë një vend pune, deri disa vite mbas luftës, ishte i detyruar të merrte një  certifikatë garancie (sigurie) politike, ku  kryesore ishte kërkesa e qëndrimit gjatë luftës antifashiste. Në AUSTRI, pas përfundimit të Luftës, shteti që u vendos shpalli në kërkim 130 mijë vetë, 23 mijë vetë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, prej të cilëve 13 mijë e 600 vetë u dënuan me burgime të ndryshme, ndërsa 43 vetë u dënuan me vdekje. Dhe në LUKSEMBURGUN e vogël janë dënuar për krime e kolaboracionizëm me pushtuesit e huaj nazifashistë rreth 10 mijë vetë, prej të cilëve 12 vetë janë dënuar me vdekje.

- Regjimi komunist në Shqipëri akuzohet për krime në vitet që ishte në pushtet. Si qëndron ky problem?

Që regjimi komunist në Shqipëri akuzohet për "krime" në vitet e ndërtimit socialist, kjo dihet, po prej kujt akuzohet, kjo është kryesore! Akuzohet prej borgjezisë dhe shtetit të saj borgjez, prej kriminelëve dhe bashkëpunëtorëve me pushtuesit e huaj, prej mbeturinave të organizatave kolaboracioniste dhe prej vetë atyre, po edhe prej ish komunistësh antikomunistë, bij të tyre dhe prej të tjerëve, që e drodhën e që nuk e donin e as e duan rendin socialist, ndonëse, kur ishte në pushtet,  e  duartrokisnin dhe brohorisnin të parët për të. Kush e çliroi vendin nga nazifashizmi, më 29 nëntor 1944? Kriminelët dhe bashkëpunëtorët e nazifashizmit, organizatat kolaboracioniste me pushtuesit e huaj?! Joooooo! Merita për çlirimin e Atdheut i takon PKSH-së dhe Enver Hoxhës. Në saj të këtyre, Shqipëria qëndroi në anën e kundërt të pushtuesve italianë e gjermanë, në saj të këtyre ajo mbështeti aleatët e mëdhenj : SHBA-s, BS dhe Anglinë, në saj të këtyre Shqipëria u radhit përkrah fuqive fituese të Luftës së Dytë Botërore, të cilat, bashkë me aleatët e vet, bënë zap fashizmin italian, nazizmin gjerman dhe militarizmin japonez. Pa PKSH me Enver Hoxhën në krye, çlirimi i vendit nuk do të kishte ndodhur! Po, Shqipëria ishte një vend i vogël, por luftën e bëri të madhe e heroike kundër pushtuesve italianë e nazistëve gjermanë, kundër kriminelëve shqiptarë, kundër bashkëpunëtorëve të pushtuesve të huaj dhe organizatave tradhtare kolaboracioniste. Po vendin kush e ndërtoi, gjithë vendin? A mos e ndërtuan kriminelët e bashkëpunëtorët e nazifashizmit dhe organizatat kolaboracioniste?! Joooooo! Populli e ndërtoi gjithë vendin, klasa punëtore e ndërtoi gjithë vendin, fshatarësia punonjëse e ndërtoi gjithë vendin, inteligjencia popullore e ndërtoi gjithë vendin, pushteti popullor e ndërtoi gjithë vendin nën udhëheqjen e PPSH (PKSH) me Enver Hoxhën në krye! Kush e mbrojti vendin, gjithë vendin? A mos e mbrojtën horrat, tradhtarët e vendit e të mbrojtjes, ata që bashkëpunuan me pushtuesit e agjenturat e huaja, mbeturinat e organizatave të tyre?! Joooooo! Populli ushtar e mbrojti gjithë vendin, ushtria popullore e mbrojti gjithë vendin, pushteti popullor e mbrojti gjithë vendin nën udhëheqjen e PPSH-së me Enver Hoxhën në krye. Vendi ynë, që kishte qenë besnik i aleatëve të mëdhenj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shteti socialist, që u vendos pas fitores, më 29 nëntor 1944, nuk mund të vepronin ndryshe nga vendet antifashistë të Europës ndaj kriminelëve, ndaj bashkëpunëtorëve të pushtuesve të huaj dhe ndaj mbeturinave të organizatave tradhtare! Po, ka shumë rëndësi të bëhet qartë dallimi mes vendit tonë, ku u vendos një rendi i ri shoqëror, rendi socialist, dhe vendeve kapitaliste të Europës Perëndimore, që ishin më parë kapitaliste dhe mbetën vende kapitaliste edhe pas fitores së Luftës së Dytë Botërore, më 9 maj 1945. Në frymën e tyre u dënua kontingjenti i njerëzve që iu kundërvu ndërtimit dhe mbrojtjes së socializmit dhe ligjeve të pushtetit popullor.

- A njiheshin ata se kush ishin?

Sa di unë, Kuvendi Popullor i Republikës Popullore të Shqipërisë i ka përcaktuar e treguar me ligj se cilët ishin kriminelët shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore dhe ata që bashkëpunuan me pushtuesit nazifashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, që, bashkë me llojin e vet, i sabotuan dhe i penguan sa mundën ndërtimin e mbrojtjen e socializmit në Shqipëri. Di që ky ligj është akoma në fuqi! A do ta hedhë poshtë juridikisht e publikisht ose jo këtë ligj Kuvendi borgjez i Shqipërisë, unë këtë nuk e di, por, me vepra Muharrem Xhafa: është "shkelmuar me të dy këmbët" nga kriminelët e bashkëpunëtorët e pushtuesve, nga organizatat tradhtare të vendit, duke rehabilituar disa nga kriminelët më të njohur dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të pushtuesve nazifashistë, si: Ahmet Zogun, Osman Kazazin, Mitat Frashërin, Abaz Kupin e të tjerë. Shteti i borgjezisë shqiptare ka mbi tri dekada kapitalizëm që i ka nderuar dhe i nderon kriminelët e bashkëpunëtorët e pushtuesve të huaj me "Nderi i Kombit", me fjalime e varrime butaforike, u ka ngritur buste, shtatore e monumente, u ka vënë emrat e tyre rrugëve, shkollave etj! Edhe punonjësit e shtypit e televizioneve kanë parë dhe kanë dëgjuar kriminelë të krekosen e të mburren në faqet e shtypit dhe në ekranet e televizorëve se kanë vrarë komunistë e kuadro të partisë e pushtetit popullor, duke i quajtur aktet kriminale të tyre vepra trimërie dhe shpejtim të shembjes së socializmit dhe të fitores së kapitalizmit.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat