Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Muharrem Xhafa kundër strehimit të muxhahedinëve: Shqipëria po përdoret për t’u mbushur me terroristë, qeveria po përsërit rastin e armëve kimike

Muharrem Xhafa kundër strehimit të muxhahedinëve: Shqipëria po përdoret për t’u mbushur me terroristë, qeveria po përsërit rastin e armëve kimike

Postuar: 15/02/2016 - 07:37

Krerët e partive komuniste në Shqipëri shprehen kundër marrëveshjes së fshehtë të qeverisë për strehimin e 2000-3000 muxhahedinë në vendin tonë. Sekretari i Parë i PPSH-së, Muharrem Xhafa, thekson se Shqipëria po përdoret si vend i botës së tretë për t’u mbushur me ekstremistë, ndërsa i kujton qeverisë se po përsërit rastin e armëve kimike. “Po të ishte që muxhahedinët do të përbënin një siguri më shumë për Amerikën, qeveria amerikane do t'i merrte ata në vendin e saj! Po, me qenë se përbëjnë rrezik për SHBA-në, qeveria e saj po i sjellin muxhahedinët në Shqipëri "për të forcuar sigurinë e Shqipërisë"!! Mbase sot për sot muxhahedinët nuk përbëjnë ndonjë rrezik serioz për vendin tonë, po, në një rast tjetër, ata mund të jenë shumë të rrezikshëm!”, u shpreh Xhafa. Ai tha se qeveria po përsërit rastin si me armët kimike.
 
“Edhe kësaj herë janë po SHBA-të ato që, ashtu si për mbetjet kimike (bërthamore), kërkojnë të sjellin për të strehuar në Shqipëri muxhahedinë të Iranit!! Po është jo më pak edhe qesharake e tallëse të thuhet që Shqipëria qenka një vend më i sigurt se SHBA-të, Gjermania, Franca, Anglia, Serbia, Greqia, Spanja, Rumania, Austria, Australia, India?!”, u shpreh Xhafa. Muharrem Xhafa thotë se ardhja e muxhahedinëve në Shqipëri nuk është një moment pozitiv dhe për t’u përshëndetur, pasi këta muxhahedinë mund të cenojnë stabilitetin e rajonit aq më tepër edhe në gjendjen që është Shqipëria sot. “Shqipërinë, në gjendjen që është katandisur, 3000 muxhahedinë e bëjnë lëmsh! Po kjo nuk ka rëndësi për Amerikën. Politika shqiptare deklaron se duke i sjellë muxhahedinët për t'i mbrojtur në Shqipëri, ky është edhe një vlerësim i SHBA-ve për Shqipërinë, në fakt nuk ka asnjë bazë! Ajo, siç e thashë, i sjell për të shmangur telashet nga vetja e për të mos u përballur me opinionin amerikan! I sjell sepse vendet e fuqishme të BE-së e të tjera nuk i pranojnë! Ndërsa në Shqipëri i sjell, sepse Shqipëria është një "protektorat" dhe pranon çdo "jashtëqitje" të SHBA-ve!”, u shpreh Xhafa.
 
Xhafa thirrje Kerry-t 
 
Komunistët i bëjnë thirrje Sekretarit Amerikan të Shtetit, që t’i marrë në SHBA muxhahedinët, pasi nuk do të munden t’i cenojnë sigurinë këtij shteti të fuqishëm. “Përse Kerri nuk i merr muxhahedinët e Iranit në vendin e tij, në SHBA?! Ai e di mirë që muxhahedinët nuk kanë se çfarë t'i bëjnë Amerikës së madhe e të fuqishme! Pse, pra, kërkon t'i sjellë ata në Shqipëri? A mos se Kerri e ka "xhan" Shqipërinë dhe se Shqipëria është një vend ekonomikisht i fortë?! Jo, po për shkak se opinioni amerikan nxjerr telashe, e turbullon vendin! Po kështu, pse SHBA-të nuk i marrin e nuk i shpërndajnë muxhahedinët në vendet e BE-së? Se, bie fjala, ata nuk kanë se çfarë t'i bëjnë Gjermanisë, Anglisë, Francës, Serbisë! Çështja është se vendet e BE-së nuk e pranojnë një diktat kaq banal të SHBA-ve!”, tha Xhafa.
 
Muharrem Xhafa i bën thirrje edhe medieve që t’i kërkojnë qeverisë mospranimin e një kërkese të tillë. “Për mendimin tim, mediat duhet t'i thonë popullit se për çfarë arsyesh kërkesën qeverisë shqiptare për të sjellë e për të strehuar muxhahedinë e bëjnë SHBA-të. Gjithashtu, duhet t'i kërkojnë kryeministrit Rama e qeverise së tij, Kuvendit, po edhe opinionit shoqëror, që ta hedhin poshtë këtë kërkesë si absurde dhe fyese! Pa hezitim, kërkohet që shqiptarët të ngrenë zërin e të çohen kundër pranimit e strehimit të muxhahedinëve iranianë në tokën shqiptare, pa marrë parasysh se kush e nxit ose kush e bën kërkesën: SHBA-ja, BE-ja, Serbia, Greqia apo ndonjë vend tjetër! Sepse nuk ka asnjë arsye, asnjë fije logjike të shëndoshë, pranimi specifikisht i muxhahedinëve në tokën e në gjirin e popullit tonë!”, u shpreh Xhafa. Eneida Jaçaj
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 98

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 22:13

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje ngjarjen e rëndë, ku u gjet i vdekur Shkelzen Qordja, shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Postuar: 19/09/2018 - 22:01

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se nëse opozita del në rrugë për të protestuar

Postuar: 19/09/2018 - 21:35

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shprehet pro ngritjes së një komisioni për të hetuar atë që e

Postuar: 19/09/2018 - 20:56

Artan Hoxha ka komentuar masakrën e Lushnjes,  ku u vra Zamir Latift dhe Jurgen Hoxha.

Postuar: 19/09/2018 - 20:50

Në emisionin ‘FAKT’ kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar se pse Shpëtim Idr

Postuar: 19/09/2018 - 20:16

Pas takimit me artistët për çështjen e Teatrit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka da

Postuar: 19/09/2018 - 19:52

Zv/Kryeministrja Senida Mesi priti sot në një takim Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së