BREAKING NEWS

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Nga Enegjitika, te Ekonomia e Shëndetësia, ja kush do i fus në burg punonjësit e administratës

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur
x
BREAKING NEWS

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do kapej kurrë", analisti Mërtiri del me deklaratën e fortë: Tahiri i di bëmat e Ramës, ndaj kryeministri nuk e shet dot

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do
x
BREAKING NEWS

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri",
x
BREAKING NEWS

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin
x
BREAKING NEWS

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar
x
BREAKING NEWS

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të
x
BREAKING NEWS

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del
x
BREAKING NEWS

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja
x

Politike

Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren Sali Berishës më 22 mars 1992, puçi që bënë me ndihmën e Ramiz Alisë dhe roli sekret i CIA që tronditi politikën

Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren

Ish-shefi i Sektorit të Edukimit në Komitetin Qendror të PPSH, Muharrem Xhafa, ka zbuluar detaje nga 22 marsi i vitit 1992, kur Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha fitoi zgjedhjet e lira dhe të pavarura në Shqipëri dhe që vinin pas rënies së regjimit komunist. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Xhafa zbuloi se Berishës fitoren e atyre zgjedhjeve asokohe ia dha Fatos Nano dhe Ramiz Alia. Po ashtu, ish-funksionar i lartë i Partisë së Punës, Muharrem Xhafa, e cilëson Berishën, si Hitlerin e Shqipërisë dhe i gjithë kombit shqiptar, që sipas tij, synonte të bëhej mbret i shqiptarëve dhe i trojeve të tyre me mbështetjen e Serbisë dhe nën Serbinë. Më tej, zoti Xhafa theksoi se Sali Berisha me Partinë Demokratike vendosën në Shqipëri diktaturën fashiste më të egër në botë të sundimit mbi masat popullore shqiptare dhe që siç thotë ai e kthyen Shqipërinë në vendin më varfër të Europës e të botës.

 

-Zoti Xhafa, ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se 31 vjet më parë, në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992, ishin mbi 1.7 milionë të rinj dhe të reja, burra dhe gra, njerëzit më të shtypur, më të izoluar e më të mjeruar të planetit, që, nën udhëheqjen e Partisë Demokratike përmbysën, me votën e tyre të lirë, në vendin më monist të botës, diktaturën e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës. Si ju duken këto deklarata dhe si e mbani mend ju 22 marsin e ’92?

Sali Berisha me shokët e tij, ashtu sikurse kanë thënë herë të tjera më parë edhe tani, pas 29 vjetësh, mund të mbllaçitin çfarë të duan dhe sa të duan. Po shqiptarët e dinë mirë se, më 22 mars 1992, pra 29 vjet më parë, Partia Demokratike, e kryesuar nga Berisha, mori pushtetin jo me votë, po me akte rruge e veprime nazifashiste, me tradhtinë e turpshme të Fatos Nanos, me mbështetjen e pabesë të idhullit të Salës, Ramiz Alisë dhe të faktorit borgjez të jashtëm, jo për t’u shërbyer masave të popullit, po për të vrarë popullin, për të shkatërruar vendin, për të organizuar ‘97-ën; për të djegur e vdekur Gërdecin; për të përgjakur bulevardin; për të kryer krime monstruoze të tjera të egra, që i kushtuan rëndë, shumë rëndë, kombit tonë, jo borgjezisë! Berisha e di dhe e kujton fort mirë se zgjedhjet e 22 marsit 1992 për Kuvendin e Shqipërisë i organizoi me Fatos Nanon dhe Partinë Socialiste, jo me Partinë e Punës. Se, një vit më parë, më 31 mars 1991, Berisha i humbi zgjedhjet me Partinë e Punës, ndonëse ajo ishte sabotuar e tradhtuar nga Ramiz Alia. Partia e Punës, më 31 mars 1991, ia futi Berishës e kompani gjunjët në bark dhe për të shfryrë, ata organizuan masakrën e 2 prillit në Shkodër! U desh të vinte Partia Socialiste me Fatos Nanon në krye që Sali Berisha me pazare të ndyra me të, me mbështetjen e Ramiz Alisë dhe poshtërsitë e Rajersonit të CIA-s, të merrte pushtetin nga Partia Socialiste, jo nga Partia e Punës.

-Dakord, por nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha pretendon se Enver Hoxha e kishte çuar Shqipërinë në vendin e tretë më të varfër të globit, në të cilin sipas tij, të ardhurat për frymë ishin vetëm 204 dollarë në vit me vetëm 4 milionë dollarë rezervë valutore dhe një borxh të jashtëm 500 milionë dollarë dhe papunësi që kalonte mbi 80% dhe po ashtu një inflacion tre dhe katër shifror. Sa qëndrojnë këto akuza të Berishës në adresë të sistemit komunist?

Sali Berisha flet për diktaturë të Enverit, po dridhet edhe kur përmend emrin e Enverit, sepse diktatura e Enverit ishte diktatura e popullit mbi borgjezinë, ishte diktatura e shumicë së punëtorëve, të të rinjve e të rejave shqiptarë mbi pakicën, e cila përbëhej nga klasat e përmbysura me fitoren e LANÇ-it, më 29 nëntor 1944 dhe prej njerëzish të llumit të socializmit. Ishin Berisha me Partinë Demokratike, ata që vendosën në Shqipëri diktaturën fashiste më të egër në botë të sundimit mbi masat popullore shqiptare, që e kthyen Shqipërinë në vendin më të varfër të Europës e të botës, ku sundonin të huajt! Berisha, Hitleri i Shqipërisë dhe i gjithë kombit shqiptar, synonte të bëhej monark a mbret i shqiptarëve dhe i trojeve të tyre me mbështetjen e Serbisë dhe nën Serbinë! Ndoshta edhe të Greqisë, por nën Serbinë! Ndërkohë që me Enver Hoxhën në krye, populli shqiptar ishte zot në vendin e vet dhe nuk i kishin borxh askujt, madje të tjerët i kishin borxh atij. Ishte Saliu ai që e futi Shqipërinë në borxhe dhe e vuri nën këmbët e të tjerëve. Shqipëria, në epokën e Enverit, ishte jo zot në vendin e vet dhe aspak e izoluar. Shteti shqiptar kishte marrëdhënie diplomatike, ekonomike dhe kulturore me mbi 110 vende të botës! Në epokën e Enver Hoxhës, Shqipëria Socialiste llogaritej në botë e në OKB, zëri i saj ishte zëri i së vërtetës, ndërsa zëri i Saliut dëgjohej deri në Serbi, mbase edhe deri në Greqi! Dënglat e Berishës se Enver Hoxha e kishte çuar Shqipërinë në vendin e tretë më të varfër të globit, ku të ardhurat për frymë ishin 204 dollarë në vit, borxhi i jashtëm 500 milionë dollarë, papunësia mbi 80 për qind, inflacion tre dhe katër shifror nuk i ha kush. Ato janë gënjeshtra alla-Sali dhe i përtyp vetëm Saliu me antishqiptarë të tjerë! Megjithatë, Sali Berisha duhet të thotë se në kohën e Enverit ish të burgosurit, që dilnin nga burgu, sistemoheshin në punë me përparësi, se pensionisti me pensionin më të ulët në Shqipëri jetonte më mirë se në vitet e qeverisjes së Salës, se fuqia blerëse e lekut ishte shumë më e lartë se dollari në kohën e Saliut! Pse nuk thotë Saliu që qytetari nuk paguante taksa e tatime? Pse nuk flet Saliu që shërbimet shëndetësore, etj, etj. ishin falas për qytetarët në kohën e Enverit?!

 -Në dijeninë tuaj, a ka qenë Berisha anëtar i Partisë së Punës?

Sali Berisha nuk ka qenë kurrë komunist i vërtetë! Ai është fshehur nën emrin komunist dhe është mbuluar, e veshur me llak si mik i familjes së Enver Hoxhës! Saliu e urren komunizmin, që e shkolloi dhe e bëri mjek zemre, sepse druhet e trembet mos Enveri vjen sërish. Kështu që për ta dekriptuar më së miri se kush është Sali Berisha, më lejoni t’ju kujtoj një thënie të Vaclav Havel, presidentit i fundit i Çekosllovakisë dhe i pari i Çekisë, i cili e ka thënë bukur se: “Njerëzit më të poshtër janë “komunistët” të kthyer në antikomunistë”.

-Duke qenë se jemi këtu, më le lejoni t’ju pyes, pasi ka zëra që Sali Berisha ka qenë agjent i UDB-së. Sa të vërteta janë këto aludime?

Është folur shumë që Sali Berisha ka qenë dhe është agjent i UDB-së dhe jo vetëm i saj, po edhe i agjenturave të tjera të Lindjes dhe të Perëndimit. Unë nuk jam specialist i kësaj fushe, po logjika ta thotë se kjo që flitet, deri në Kuvendin e Shqipërisë e në media, duhet të jetë e vërtetë! Kryesore është pse ky, Sala, ndonëse njihet si i tillë, ruhet si agjent i vjetër i tyre?!

-Por duke parë ngjitjen e Sali Berishës në krye të pushtetit dhe piramidës shtetërore, natyrshëm lind pyetja: A ka qenë Berisha i përkëdhelur i Ramiz Alisë dhe a e ndihmoi ky i fundit atë për të ardhur në pushtet, qysh në protestat e 8 dhjetorit në vitin 1990?

Patjetër që po, madje kjo është një pyetje, e cila e ka marrë përgjigjen me kohë. Pa idhullin e tij, Ramiz Alinë, pa tradhtinë e Ramiz Alisë, Sali Berisha kurrë nuk do të kishte ardhur në pushtet! Ai do të kishte ndenjur gjatë nën gurë po të mos e nxirrte prej andej, t’i jepte zemër e ta çonte te studentët Ramiz Alia me Rajersonin e CIA-s! Madje, unë e kam thënë edhe më herët për gazetën tuaj se Ramiz Alia i dha dorën Berishës që në 8 dhjetor, më pas bashkëpunimi i tyre kulmoi në “20 Shkurt” të vitit 1991 dhe në 22 mars të vitit 1992.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat