BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Mund të kursejë 800 mln euro në vit”, Majlinda Bregu paralajmëron ndryshimin e madh

“Mund të kursejë 800 mln euro në vit”, Majlinda Bregu

Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në konferencën për mediat, në pikën kufitare të kalimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, të mbajtur sot në Tabanovci u shpreh se pikat e përbashkëta të kalimit kufitar do të ndihmojnë çdo shtet në Ballkan.

“Nëse do të kishim më shumë pika të përbashkëta të kalimit kufitar dhe nëse ato do të punonin 24 orë në 7 ditë, me lehtësimin e procedurat fitosanitare dhe doganore, atëherë ne si rajon do të kursenim 800 milionë Euro në vit” tha Majlinda Bregu.

“RCC inicioi krijimin e korsive të gjelbra gjatë izolimit të shkaktuar nga pandemia së bashku me Sekretariatin e Traktatit të Komunitetit të Transportit, CEFTA, Komisionin Evropian dhe 6 qeveritë e Ballkanit Perëndimor që lejuan kalimin e mallrave dhe ilaçeve në rajon dhe duhet t`ju kujtohet se sa të shqetësuar ishim të gjithë në fillim për këtë çështje. Filluam me lejimit e qarkullimit të 2 mijë kamionëve në ditë, në radhë për orë të tëra, madje deri në 20 orë në ditë duke qëndruar në kufi. Duhet të keni parasysh se nëse një shofer kamioni humbet aq shumë kohë duke pritur në kufi, atëherë ai do të kalonte 80% të jetës së tij në pikat kufitare. Po kjo ka ndikim direkt edhe në ekonomi, sepse për çdo minutë që humbet një shofer kamioni duke u vonuar, humbasim 2 euro. Tani bëni një llogari se sa humbasim si rajon”, shtoi Bregu.

Konferenca u organizua në bashkëpunim nga RCC, Sekretariati i Komunitetit të Transportit, CEFTA dhe Administratat Doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Përveç Zonjës Bregu, konferenca për shtyp u drejtua edhe nga Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit CEFTA, Matej Zakonjsek, Drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit dhe përfaqësues të doganave të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

“Tani lëvizin 13 mijë kamionë në ditë dhe shifrat mund të jenë edhe më të larta. Shoferët e kamionëve nuk mbajnë me radhë për orë të tëra dhe kjo na bindi për të kuptuar se sa herë ka bashkëpunim në rajon gjërat përmirësohen. Tani duhet të mbajmë hapur në 24/7 kufijtë tanë, përfshirë rregulloren fitosanitare dhe certifikatat e çdo vendi, por gjithashtu duhet të nxitim krijimin e korsive të gjelbra midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së”, përfundoi Bregu fjalën e saj.

Më të lexuarat