Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A mundet Lulzim Basha ta bëjë diçka të tillë? Zbardhet kërkesa e fortë e Arben Ristanit

Postuar: 17/07/2019 - 18:14

Partia Demokratike ka një “precedent” në vitin 2004 kur kryetari i saj në atë kohë Sali Berisha, e hapi partinë ndaj prurjeve të reja (një ndër ta edhe Lulzim Basha) por edhe ndaj ish-kundërshtarëve të tij politik. Në vitin 2005 e djathta fitoi zgjedhjet.

Por a mundet Lulzim Basha ta bëjë diçka të tillë? Ish-Sekretari i Përgjithshëm dhe ish-Deputeti i PD Arben Ristani thotë se ka ardhur momenti të ndiqet i njëjti shembull.

“Berisha në vitin 2004 e hapi Partinë Demokratike, tërhoqi të gjithë kontribuesit në PD, qofshin ata edhe ish-kundërshtarë të tij të mëparshëm. Pra është një shembull që ne e kemi dhe kemi brenda forcës sonë politike dhe që unë ngul këmbë që duhet bërë që Partia Demokratike të bashkohet. Të hapet, të thërrasi të gjithë ata që kanë çfarë t’i thonë publikut shqiptar që kanë kontribuuar që kanë eksperiencë dhe që mund të japin për Partinë Demokratike”, tha ai në Top Talk.

Ristani e shpjegon me këto fjalë gjendjen e sotme të Opozitës.

“Duhet të kemi të parin qëllimin, ku duam të shkojmë, duam ta sjellim PD-në në pushtet apo jo? Kjo do qartësi edhe për rrugën që duhet të ndjekim sepse nuk duhet të gjendemi si në një pyll të errët ku provojmë të ecim majtas apo djathtas. Na duhet një rrugë e qartë se ku duhet të shkojmë dhe çfarë duhet të bëjmë për të arritur qëllimet e organizatës, pra të PD-së. Këtu duhet gjetur momenti që dëshirat e brendshme apo nevojat e individit të përputhen me nevojat e organizatës”, tha ai.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 13:01

“Bankers Petroleum” nuk do paguajë gjobën e rëndë prej 104 milionë lekësh.

Postuar: 24/08/2019 - 12:25

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, i cili mori zyrtarisht detyrën pak ditë më

Postuar: 24/08/2019 - 11:41

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të mirë, sa i takon projekteve për rrugët në vend.

Postuar: 24/08/2019 - 10:21

Numri dy i qeverisë, zv.kryeministri Erion Braçe reagon ashpër pas shkrumbimit të malit të Shëngj

Postuar: 24/08/2019 - 09:21

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë shkarkuar nga puna disa punonjës në zyrën e Hipotekës.

Postuar: 24/08/2019 - 09:21

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zbritur nga Mali i Tomorrit dhe është ndalur të pushojë në