BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Mungesa e burimeve financiare, Kuvendi rrëzon nismën e deputetit Roshi për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë

Mungesa e burimeve financiare, Kuvendi rrëzon nismën e deputetit Roshi

Komisioni për Ekonominë dhe Financat rrëzoi nismën e propozuar nga deputeti i opozitës parlamentare, Artur Roshi, për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Nismëtari i projektligjit, deputeti Roshi u shpreh dje në mbledhjen e komisionit se projektligji synon të mos prekë dëmshpërblimet bazike të mbijetesës, që ka përfituar ish i dënuari dhe ish i përndjekuri politik nga ligje të tjera të mëparshme dhe gjithaq synon që familjarët e viktimave, të pushkatuar pa gjyq, të pushkatuar apo ekzekutuar me dënim politik të padrejtë të përfitojnë dëmshpërblimin financiar në masën e 25 viteve kompensim dënimi me burgim, me dënimin maksimal pas faljes së jetës. Por nga ana tjetër, relatorja e projektligjit, deputetja socialiste, Blerina Gjylameti përcolli rezervën e Këshillit të Ministrave dhe mangësitë e vërejtura nga komisionet për dhënie mendimi, që e kanë votuar kundër këtë projektligj në parim. Gjylameti i konsideroi shteruese argumentet kundra të dhëna nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, ndërsa shtoi se mungesa e burimeve financiare për zbatimin e këtij ligji e bën atë të pazbatueshëm dhe sipas saj, ky projektligj nuk duhej votuar. Komisioni, me shumicë votash, votoi kundër nismës ligjore të Roshit. Ndërkohë edhe Komisioni i Ligjeve rrëzoi nismën e propozuar nga deputeti i opozitës parlamentare, Artur Roshi, për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti gjatë relatimit të tij sqaroi se për shkak të efekteve financiare të konsiderueshme që parashikohen të sjellë ky amendim ligjor, i është kërkuar mendim Këshillit të Ministrave. Qeveria, shtoi zoti Shameti në përgjigje, ka sqaruar se nisma nuk ka një llogaritje të efektit financiar mbi numrin e përfituesve, çka e bën të pamundur shprehjen për përballimin e kostos financiare të kësaj iniciative nga buxheti i shtetit, në një kohë kur tavanet buxhetore për tre vitet e ardhshme janë të miratuara dhe nuk mund të ndryshojnë. Ndërkaq, pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni rrëzoi në parim projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar”.

Më të lexuarat