BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Murrizi ia numëron 'një më një' presidentit çfarë ka bërë në 2001: Ilir Meta nuk është “hero”, por një hajdut, vrasës dhe i ka bërë gjithë të zezat PD

Murrizi ia numëron 'një më një' presidentit

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një koment të gjatë për presidentin Ilir Meta, që sipas tij po i bëjnë gjyqin në godinën e 'ish komitetit qendror', duke iu referuar Presidencës.

Murrizi përpos situatës politike, ka sjellë në vëmendje edhe historitë e kaluara. Njëra prej tyre është ajo e vitit 2001, e njohur si 'fenomeni 'Dushku', ku kreu i shtetit është akuzuar se në atë kohë ka vjedhur vota.

Murrizi mes të tjerash shprehet se viktima ka qenë pikërisht ai.

"Pra Dushkun me 10 deputetë e organizoi kryeministri META, nën llogaritë e Kaç Islamit dhe nën mbikqyrjen e policisë ,SHIK-ut dhe te gjithe fundërrinave të asaj kohe", shkruan Murrizi.

 
Postimi i deputetit Murrizi:

Nuk kam patur kurre ndermend te shkruaj apo te perfshihem ne njeren ane apo anen tjeter, mes luftes per pushtet e per qindra miliona euro qe ka kapur politiken Shqiptare prej 25 vitesh.

Aq me shume ne luften e fundit mes ps dhe ish themeluesit te saj Ilir Meta, e ndoshta te vetmit socialist qe prej vitit 1991 i ka shijuar dhe provuar te gjitha pushtetet politike partiake dhe shteterore si asnje Shqiptar tjeter i kujdo force politike.

Qe te jem i sinqerte ,nuk me ngacmoi as “gjygji” brenda godines se ish komitetit qendror te ppsh, as shpallja e tij “ hero” nga vemje politike pa personalitet qe kerkojne te kapen si i mbyturi pas fijes se flokut.

“Gjygji” i Tij ne godinen e komitetit qendror nuk eshte i pari ,e sa te kete komuniste ne politike nuk besoj qe do jete i fundit.

Kane filluar me koçi xoxen, beqir ballukun, todi lubonjen petrit dumen hito çaken kiço ngjelen e fadil paçramin, kane kulmuar me mehmet shehun e ne fund me kadri azbiun e feçor shehum.

Po te njenjtat pale me te njenjtin skenar, por me aktore te ndryshem

Keshtu qe kjo pjese jo qe nuk me ben fare pershtypje por ndjej neveri se si po e percjellin mediat.

Ajo qe me habit shume eshte shpallja “ hero” dhe shpetimtare i demokracise dhe i DEMOKRATEVE nga nje tufe e vogel individesh pa pigment politik, pa personalitet ,pa dinjitet dhe pa asnje kontribut e sakrifice ne PD ,te cilet e shohin si anije shpetimi per menderen e tyre.

Dhe ajo qe ndjej keqardhje eshte mashtrimi qe i behet asaj pjese te militanteve te PD qe aspirojne kthimin e PD ne pushtet per te mare nje vend pune ose polic ose kryeplak, qe prej 6 muajsh i sorollasin neper bulevardin e Tiranes duke i mashtruar se do ta permbysim me 16 shkurt e me 16 mars, pastaj ju thone me 16 prill e me 17 maj, pastaj me 8 qershor e me 21 qershor, pastaj i thone qe fundi eshte me 30 qershor.

Pastaj i tallin perseri duke i sjelle me date 8 korrik per proteste por i flasin per fitore.

Gjithsesi prap nuk eshte as puna ime e as halli im, halli i perbashket qe kane nje tufe e vogel hajdutesh te medhenj, qe kane vjedhur miliona euro e dollar prej 29 vitesh postkomunizem gjoja duke luftuar njeri tjetrin.

Ajo qe me ngacmoi shume ishte shkrimi i nje gazete ku Meta evidentohej si vjedhes i votave te vitit 2001, i fenomenit te DUSHKUT ku ne fakt “ VIKTIMA” isha une

Populli thote qe me mire vone se sa kurre.

Ata qe nuk lane gje pa shpifur e sajuar per mua tek Berisha per dushkun e famshem te vitit 2001, sot per here te pare jane realist

Pra dushkun me 10 deputet e organizoi kryeministri META, nen llogarite e Kaç Islamit dhe nen mbikqyrjen e policis ,shikut dhe te gjithe funderrinave te asaj kohe

Qellimi ishte i qarte!

Meta merte partine socialiste, Nano behej president

Por ata qe sot jane qepur me buke ne traste Metes dhe nje tufe hajdutesh per ti qeruar nga politika, edhe ne ate kohe i ben synet nga gjuha dhe nuk jua lane ta realizonin “ endrren”

Po po kryeministri Meta i vodhi zgjedhjet e vitit 2001

Ai i dha 3 deputet Cekes qe mallkon neper stdudio si kanidati tevegjel i Permetit

Ai i dha 3 deputet Xhuvelit qe u konvertua me vone ne demokratikas derisa ja shiti partine Dukes

Ai i dha 3 deputet edhe te ndjerit Vasil Melo qe pas nje viti nderroi jete dhe erdhi deputet Vangjelis Dulesi

Ai ja vodhi votat Ful Kalidhopullit dhe Halit Shamates ku me figure e me ze police kokepalare mbushnin kutite ne fushat e Dropullit dhe ne arat me jonxhe te Peqinit

Ai ja hoqi mandatin Llesh Koles e ja dha nikolle lesit

E jo pak nga keto “ heroizma” per te cilen keta ,qe nuk e di ,se ku ne te semes ishin atehere, sot jane kupola mender drejtuese e PD

Me vjen per te vjelle kur degjoj dallkauk politik qe i thone “ student i dhjetorit”

Individe te rendomte qe per 2 vjet kane ndryshuar 3 parti e qe çfar peshtyjne ne mengjes e lepijne ne dreke, pastaj çfar mender dhj… ne dreke e hane ne darke e qe nuk kane asnje lidhje me LEVIZJEN E DHJETORIT 90 qe solli krijimin e PD

Meta ,por jo vetem ai, bashke me Majkon apo plot bij sekretaresh partie, bij spiunesh apo spiune vete, sekretar rinie neper fakultetete dhe leva te ppsh e sigurimit ,nuk kane asnje lidhje me DHJETORIN 90

Ata ishin aty sepse ishin student ne ate kohe

Ata ishin tek ramiz alija sepse u perzgjodhen nga partia

Por ata ndejen aty dhe e “gezuan “statusin e STUDENTIT TE DHJETORIT vetem 3 dite

Pra nga data 8-11 dhjetor o debile e dallkauk poltik, sepse qysh me date 12 dhjetor kur u krijua PD ata jo qe nuk paten me pune me levizjen dhe PD por u shperndane neper rrethe dhe flitnin neper tribunat e antimitingjeve te enveristeve

Meta nga viti 1992-2003 ka qene ne kryesine e ps

Nga viti 1992-2017 ka qene deputet i ps

Nga viti 1993-1996 ka qene nenkryetar i partise socialiste Shqiptare

Nga viti 1999-2002 ka qene kryeminister i ps

Nga viti 2002-2003 ka qene zv kryeminister i ps

Meta ka qene kryeminister kur me date 28 netor 2000 u vra Syl Lusha ne Tropoj

Meta ka qene kryeminister ne date 2 dhjetor 2000 kur u ndalua Sali Berisha ne drejtorine e policis Tirane dhe une bashke me 5-6 deputet shkuam ne zyren e pashk tushes

Meta ka organizuar i pari greven ne gusht 1992 te Poliçanit qe moren peng forcat speciale

Meta ka qene deputeti i pare qe i eshte hequr imuniteti per kete ngjarje

Meta ka qene opozitare i qeverise Berisha nje,ne vitet 2005-2009

Meta ka bere greve urie brenda parlamentit ne prill 2008 e i verviste vazo lulesh kokes te gjithe qeverise se PD-s

Meta mori 30% te administrates ne qeverine Berisha 2 ne vitet 2009-2013

Meta me bllokun e famshen ne dore si minister i jashtem shkoi ne zyren e ministrit te ndjere Dritan Prifti ne dhjetor 2010 e per rrjedhoje ndodhi 21 janari i viti 2011

Meta tradhetoi DEMOKRATET ne prill 2013 duke krijuar aleancen e qelbesirave ne gjirin e lalzit

Meta qeroi nga puna dhe flaku ne rruge minjera demokrat ne vitet 2013-2017

Meta mbajti ne kembe qeverine e Rames nga shkurti 2017 deri ne 17 maj kur ne demokratet hyme ne proteste ne çadren e lirise dhe ai u be president

Per Meten Monen dhe Tit Vasilin çfar nuk na tha Basha ne qershor 2017

Ky eshte “ heroi” i DEMOKRATEVE??????

Ehhhh sa te “ zeza” ju ke bere DEMOKRATEVE prej 29 vitesh more Ilir Meta ( FIZI)

Tani DEMOKRATET po “ marin hak” duke te goditur me top, por jo Ty por mullaret me bare ne oborrin Tend.

Por Ti ke ikur me vile nga fshati dhe ke ardhur tek qendra e bllokut, ke ardhur tek kodra e diellit dhe tek gjiri i lalzit, dhe nuk ke me mullare byku ne oborr por mullare servilesh e debilesh qe te kane shpallur “ hero” prej 1 muaji

Nga une rri pa merak o i “ madhi” i Meta-Fizeve, se une nuk gjuaj mullare bari apo byku por as “ mullare” prej mishi qe vijne verdalle neper bulevarde per te mare “HAK” ndaj teje, per te gjitha ato te zeza qe ju ke bere SHTEPISE SE MADHE TE DEMOKRATEVE SHQIPTARE prej 29 vitesh.

Më të lexuarat