BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Mynyr Koni pezullon kancelarin e Rektoratit: Nuk zbatoi si duhet detyrat

Mynyr Koni pezullon kancelarin e Rektoratit: Nuk zbatoi si duhet detyrat

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, gjatë ditës së djeshme, në një dalje për mediat në lidhje me debatin e krijuar mes tij dhe dekanëve të fakulteteve të Tiranës, ka deklaruar se ka pezulluar nga detyra kancelarin e rektoratit të Tiranës, Robert Skënderi. Në fjalën e tij, rektori pohoi se kancelari u pezullua, para disa ditësh, pasi nuk kishte realizuar detyrat funksionale. “Kam pezulluar kancelarin e universitetit, për arsye të mospërmbushjes së realizimit të detyrave funksionale të tij dhe të bllokimit institucional”, u shpreh Koni. Në sqarimin e bërë publik nga Koni u tha se kancelari e kishte çuar institucionin në një situatë të paprecedentë. “Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr Mynyr Koni me vendimin Nr. 116 datë 03/08/2017 ka pezulluar nga detyra Kancelarin e Universitetit të Tiranës z. Robert Skënderi. Ky vendim ka ardhur si pasojë e problemeve dhe pengesave gjithnjë e më të rënda të krijuara nga Kancelari i UT-së që kanë çuar në një situatë të paprecedentë në funksionimin e institucionit”, theksoi ai. Gjithashtu u tha se Skënderi kishte kryer dhe shkelje të tjera pasi nuk kishte përmbushur nevojat akademike. “Për shkeljen e Nenit 52 pika 1 / gërma ë) të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH” dhe Ligjit Nr. 10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” të ndryshuar, duke mospërmbushur nevojat akademike, administrative dhe financiare për plotësimin e kërkesave të Rektorit të UT të parashtruara në rrugë zyrtare”, deklaroi Koni. Por sipas informacioneve të ndryshme që qarkulluan gjatë ditës së djeshme u mësua se rektori Mynyr Koni ia ka komunikuar personalisht kancelarit deklaratën dhe përplasja mes rektorit dhe kancelarit ka ardhur si pasojë e ndërhyrjeve në kompetenca. Një veprim i tillë nga ana e rektorit Koni nuk u prit mirë nga dekani i ekonomikut Dhori Kule, i cili e cilësoi si një urdhër abuziv shkarkimin e kancelarit Robert Skënderi. “Ka nxjerrë një urdhër abuziv rektori që të mos pranohen shkresat e kancelarit, i kemi sugjeruar të kthehet tek sjellja e ligjshme. Duke vepruar me ligjin e vjetër ka bërë shkelje të rënda duke firmosur tendera”, u shpreh Dhori Kule.

Më të lexuarat