BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Politike

Myslim Murrizi: PD dhe PS do të bashkëpunojnë për qeverisje në të ardhmen, zgjedhjet e 25 prillit u vodhën, do kërkoj rinumërim votash në 4 qarqe

Myslim Murrizi: PD dhe PS do të bashkëpunojnë për qeverisje

Deputeti Myslim Murrizi në fjalën e tij në Kuvend ka folur për zgjedhjet parlamentare. Ai u shpreh se parashikon që PD dhe PS do të bashkëpunojnë për qeverisje në të ardhmen dhe kjo është arsyeja që sipas tij, kryeministri Rama po kërkon bashkëpunim me PD. Murrizi theksoi se nëse rezultati i zgjedhjeve realisht nxjerr fituese PS, atëherë ai e ka uruar për fitoren, ndërsa vijoi më tej duke thënë se qytetarët duhet të dinë për kë kanë votuar. “Qeveria e 4 viteve të ardhshme me sa po e nuhas do të jetë e përbashkët, ndaj i pari juaj ka 3 javë rresht që po i këndon serenatë poshtë dritares Lulit, hajde të keqen të qeverisim bashkë, aman ndahu nga Saliu dhe nga Meta, po ç’i kall dreqin këtyre a u bënë a s’u bënë në rregull votat. Një gjë më vjen mirë me veten, se kam theksuar se në këtë pushtet vihet me votë dhe jo me rrotë. Kam qenë kundër një rrotacioni, por kam qenë për një votacion dhe nëse shqiptarët me shpirt kanë votuar që ju ta keni mandatin e tretë ta gëzoni. Uroj që shqiptarët të mos bëhen pishman për çfarë kanë hedhur në kuti në 25 prill”, tha ai. Murrizi u shpreh se në 30 vite nuk ishin parë kaq shumë vota të pavlefshme në zgjedhje. Ai hodhi akuza duke thënë se numëruesit e votave janë vendosur nga mazhoranca për të vjedhur zgjedhjet. “Hera e parë në 30 vite post-komunizëm që dalin 10 mandate të pavlefshme, 83 mijë vota në të gjithë Shqipërinë, më shumë se 5% e zgjedhësve që morën pjesë. Këta numërues kush ua caktoi. Si nuk artikuluat asnjë fjalë për 5 qershorin? Në 5 qershor kam kërkuar depolitizim të plotë të administratës zgjedhore. Nuk pranonte Oerti dhe Petriti. Tani shoh rezultatin. Petriti ka marrë vota sikur të jetë kryeplak i Farkës”, tha ai. Sakaq, Murrizi paralajmëroi se pasi të përfundojë certifikimi i zgjedhjeve, do të kërkojë rinumërim votash në 4 qarqe. “I thashë Pandit hajde të bashkojmë votat kundër Kodit Zgjedhor, nuk dëgjoi. Nuk vjen Kodheli në Parlament dhe Majko që kanë dalë ndër më të votuarit. Mes mandatit dhe surratit, i bëj thirrje miqësisht ata që kanë surrat të pyesin surratin. Edhe pse ishte lojë e stisur. Ju garantoj që kur të mbyllet kjo katrahurë, do të paguaj që të rihap kutitë e qarkut Fier, Durrës, Tiranë dhe Korçë. Do të marr kredi, sepse nuk latë pronarë për t’u na ofruar. Po na përgjoi SPAK-u bizneset e mëdha që kanë marrë tendera ju rrini në rresht”, nënvizoi Murrizi.

Më të lexuarat