Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Në Dardhas fiton LSI, në Rrethina PS, KQZ: Zgjedhjet e 1 shtatorit të suksesshme

Në Dardhas fiton LSI, në Rrethina PS, KQZ: Zgjedhjet e 1 shtatorit të suksesshme

Postuar: 02/09/2013 - 10:33

Ditën e dielë u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për të zgjedhur kryetarët e komunave Dardhas në Korçë dhe Rrethinat në qarkun e Shkodrës. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj ka theksuar se procesi i numërimit të votave në dy komunat ka qenë i pandërprerë çka solli përfundimin procesit brenda një kohë të shkurtër, në mënyrë korrekte dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

"Kandidati i LSI Genci Hamollari ka fituar në zgjedhjet për kryetar të komunës Dardhas me 1138 vota kundrejt rivalit të tij demokrat Gentian Pere që ka marrë 412 vota. Ndërsa, në komunën Rrethinat të Shkodrës ka fituar kandidati i PS-së Luan Harusha me 4411 vota kundrejt rivalit të tij demokrat, Ridvan Guri i cili ka marrë 1402 vota.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të ardhjes së dokumentacionit zyrtar dhe kutive të votimit e materialeve zgjedhore nga dy KZAZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përmbyllje të procesit zgjedhor vlerëson se aktete nënligjore te nxjerra nga KQZ si dhe masat organizative në ngritjen e infrastrukturës zgjedhore së bashku me punën në terren të inspektorëve të KQZ dhe ajo çfarë është më e rëndësishmë, korrektësia në zbatimin e detyrimeve ligjore e komisionerëve të niveleve të dyta dhe të tretat (KZAZ, KQV, GNV) ndikuan në realizimin me sukses të zgjedhjeve të pjesshme të datës 1 shtator", u shpreh zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi. 17 vetë, në një zyrë 2 me 3, marrin rrogën. Sot ke 57 punonjës social. Për personin nuk kam asnjë koment.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët h

Postuar: 21/05/2019 - 22:30

 Sot u zhvillua Komiteti Vjetori Monitorimit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), në