Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Në shtator ngrihen KLGJ dhe KLP, shkrihet KLD dhe hapet rruga për SPAK, Kuvendi detyron gjyqtarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre

Postuar: 02/07/2017 - 08:53

Muaji shtator pritet të sjellë tërmet në drejtësinë dhe politikën shqiptare. Politikanë dhe gjyqtarë u bënë të gjithë bashkë për të frenuar reformën në drejtësi, por, përveçse e vonuan pak kohë, nuk arritën ta ndalin. Vetingu nuk do jetë i vetmi proces që do të nisë në shtator, pasi paralel me të do ngrihen dhe institucionet e reja. Sipas parashikimeve në ligj, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë në fund të gushtit do të duhet të marrin jetë. Gazeta u interesua pranë Kuvendit mbi ecurinë e procesit dhe gjithçka është drejt fundit. Sipas ligjit, KLGJ përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor. Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë, të Shkollës së Magjistraturës dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Edhe KLP ka të njëjtën përbërje, por në vend të gjyqtarëve ka prokurorë. Deri më tani janë përzgjedhur anëtarët nga radhët e avokatëve për të dyja organet. Ndërkohë po ashtu janë përzgjedhur dhe anëtarët e shoqërisë civile. Ata janë: Naureda Llagami; Altin Hazizaj; Mimoza Qinami. Të vetmit që kanë mbetur tani janë përfaqësues nga gjykata e prokuroria dhe pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës. Sa i takon pedagogëve nga Fakulteti i Drejtësisë, Kuvendi ka rihapur garën. “Në përfundim të procesit të aplikimeve, verifikimit dhe votimit nga asambletë e personelit akademik të pedagogëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë rezultoi mosplotësimi i numrit minimal të kandidaturave të parashikuara nga nenet 53 dhe 151 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”; Rishpalljet e mëparshme të thirrjes nga institucionet e arsimit të lartë, të akredituara sipas legjislacionit në fuqi, nuk rezultuan me kandidatura të reja për të plotësuar numrin minimal të kandidaturave të parashikuar në dispozitat e sipërpërmendura të ligjit”, ka deklaruar Kuvendi. Brenda korrikut, emrat e rinj do përzgjidhen bashkë me atë të Shkollë së Magjistraturës.

Kandidatët gjyqtarë dhe prokurorë

Të vetmit që kanë mbetur për t’u zgjedhur janë anëtarët e propozuar nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas ligjit, duhet të mblidhet Konferenca e Gjyqtarëve dhe Këshilli i Prokurorëve dhe do zgjedhin anëtarët e tyre në KLGJ dhe KLP. Por edhe sikur këto organe të tentojnë të bllokojnë procesin, nuk e bëjnë dot. Sipas ligjit, Kuvendi mund të kërkojë që të mblidhen këto institucione dhe të zgjedhin emrat. Pra në shtator, gjithçka do jetë gati dhe KLGJ me KLP do kenë nisur të funksionojnë.

Lufta ndaj korrupsionit

Ngritja e KLGJ dhe KLP i hap rrugë luftës ndaj korrupsionit. Këto dy organe do jenë ato që do të miratojnë anëtarët e Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës së Posaçme. Këto dy organe që do bëjnë PSAK do kenë rol kryesor në luftën ndaj korrupsionit. Pra me ngritjen e KLGJ dhe KLP i është hapur rruga dhe SPAK. Sinjalet janë se në shtator do jenë gati të gjitha organet e drejtësisë dhe më pas do nisë katarsisi në drejtësi e politikë.

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:27

Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk ka pranuar të b

Postuar: 20/09/2019 - 23:00

Kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis pritet të takohen për herë të parë në

Postuar: 20/09/2019 - 22:55

Pasardhësi i Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj mbështet hapur qënd

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajto

Postuar: 20/09/2019 - 22:16

Në emisionin “Java” në TVSH, ish-deputeti Nard Ndoka u shpreh gati të hyjë në zgjedhj

Postuar: 20/09/2019 - 22:11

Avokati Spartak Ngjela, nuk e sheh aspak të nevojshëm këtë dialog.

Postuar: 20/09/2019 - 21:58

Juristi i CEZ Romeo Kara i ka shkruar një koment të gjatë ish-kryeministrit Berisha, në statusin