Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nën hetim koncesioni i kolaudimit të makinave dhe Portit të Durrësit, Autoriteti i Konkurrencës raporton në komision

Postuar: 14/03/2018 - 07:39

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim të thelluar për kontratat koncensionare në Portin e Durrësit dhe atë të Kontrolli Teknik të Automjeteve (SGS). Një gjë të tillë e bëri të ditur vetë kryetarja e këtij institucioni, Juliana Latifi gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, e cila iu përgjigj shqetësimit të ngritur nga deputetja e PD, Jorida Tabaku. Kjo e fundit pyeti nëse po hetohen koncesionet, ndërsa Latifi theksoi se hetimi për SGS ka përfunduar dhe është në fazë vendimi. “Kemi nisur një hetim në terminalin lindor të Portit të Durrësit, i cili është me koncesion. Po ashtu me koncesion është edhe Kontrolli Teknik i Automjeteve. Në lidhje me këtë të fundit jemi në fazën e hetimit paraprak, ndërsa për Portin e Durrësit e kemi mbaruar procesin e hetimit dhe për këtë kërkuam edhe bashkëpunimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Së shpejti do të shpallim vendimin”, u shpreh kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës. Nga ana tjetër, ajo ngriti si shqetësim gjatë mbledhjes se gjyqësori, përmbaruesit dhe institucionet shtetërore nuk zbatojnë vendimet e Autoritetit të Konkurrencës. Kjo gjë u cilësua si e papranueshme nga kryetari i komisionit, Erjon Braçe, i cili deklaroi se duhet të merren masa që kjo situatë të mos vazhdojë më. “Është tërësisht e patolerueshme, e kam përsëritur shpesh gjatë këtyre 3 javëve të fundit që ministritë apo agjencitë në varësi të ministrive të mos kthejnë përgjigje, të mos bëhen pjesë e proceseve, të ndërmarrin nga Autoriteti i Konkurrencës e mbi të gjitha të refuzojnë zbatimin e rekomandimeve të Autoritetit të Konkurrencës”, tha Braçe. Gjatë vitit 2017 Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar 47 raste të shkeljes së rregullave të konkurrencës në tregjet shqiptare, por për 13 prej tyre nuk janë zbatuar akoma vendimet me gjoba. Për këtë arsye Juliana Latifi deklaroi se për të zgjidhur këtë ngërç do të detyrohet që t’i drejtohen përmbaruesve privatë. Teksa lexonte bilancin e vitit 2017, Latifi theksoi se problematik ka qenë tregu i telefonisë celulare pas kalimit të frekuencave të Plus tek Vodafone dhe Telekom. “Kjo lëvizje ka rritur pozitat e Vodafone, jemi në monitorim të këtij operatori”, tha Juliana Latifi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2018 - 09:54

Liderat e 16 shteteve të Bashkimit Europian janë mbledhur ditën e djeshme në Bruksel për të diskutuar rreth gjetjes së një zgjidhje për fluksin e madh të emigrantëve që pritet të vërshojnë gjatë verës drejt Europës.

Postuar: 25/06/2018 - 09:54

Ditën e djeshme në portin e Durrësit u sekuestruan 5 milonë euro në një automjete tip “Toyo

Postuar: 25/06/2018 - 09:49

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati po merr pjesë në takimin e

Postuar: 25/06/2018 - 08:33

Kryeministri Rama ka ndarë sot me ndjekësit e tij në rrjetin e tij social Facebook një artikull t

Postuar: 25/06/2018 - 08:11

Debati për ardhjen e refugjatëve sirianë e nga Afrika Veriore ka disa ditë që zien në Shqipëri.

Postuar: 24/06/2018 - 22:33

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë që solli kapjen e një s