Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Naço: Bashkëpunimi me Kosovën, hap i rëndësishëm drejt BE

Naço: Bashkëpunimi me Kosovën, hap i rëndësishëm drejt BE

Postuar: 16/04/2014 - 17:07

I pranishëm në konferencën që po zhvillohet në Kukës, më rastin e 15-vjetorit të Eksodit Kosovar, “Nga eksodi tek Partneriteti Strategjik”, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço theksoi se bashkëpunimi me Kosovën është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian.  Naço u shpreh i hapur për bashkëpunim, ndërsa shtoi se reforma e sistemit të drejtësisë është thelbësore për të dyja vendet.
 
“Pikësëpari, falënderoj ata që hapën dyert për familjet kosovare. Shpreh besimin dhe bindja se do vazhdojmë të bashkëpunojmë së bashku, duke luftuar krah për krahu korrupsionin dhe duke kryer reformat e nevojshme për të ngritur drejtësinë nivelin e standardeve të kërkuara nga BE.  Tashmë duke qenë se jemi në një partneritet strategjik me shtetin kosovar na duhet edhe bashkëpunimi në këtë drejtim.
 
Në vitin 2013 kemi hartuar disa marrëveshje të përbashkëta, në fushën e ekstradimit, e dimë që ne kemi ende për të mësuar dhe kemi ende për të rritur bashkëpunimin. Kosova është më përpara në drejtimin teknologjik dhe kjo do na ndihmonte edhe ne me eksperiencë të vyer. Do jemi gjithnjë të hapur për të bashkëpunuar, për tu trajnuar dhe për të shkëmbyer eksperiencat e nevojshme për të çuar vendet tona drejt standardeve më të mira të kërkuara nga Bashkimi Europian”, u shpreh Naço.
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Pas reagimit të kreut të PD-së Lulzim Basha për anulimin e misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ardhur edhe përgjigjja e kryeministrit Rama.

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Katya Andrusz, Zëdhënësja e OSBE/ODIHR konfirmon se Këshilli i Europës nuk do të monitorojë zgjed

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që p

Postuar: 26/06/2019 - 15:08

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v