BREAKING NEWS

Lajmi që po i shokon të gjithë! Legjenda Kobe Bryant humb jetën në një aksident me helikopter

Lajmi që po i shokon të gjithë! Legjenda Kobe Bryant humb
x

Politike

Naço: Duhet të rikthejmë besimin tek sistemi i drejtësisë

Naço: Duhet të rikthejmë besimin tek sistemi i
Monitorimi i drejtësisë ka një rëndësi të veçantë për të evidentuar gjyqtarët e aftë dhe të paaftë, si dhe në largimin e gjyqtarëve të korruptuar. Këtë ka theksuar ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë seminarit me temë "Inspektimet mbi etikën Gjyqësore",  i organizuar nga OPDAT dhe Ministria e Drejtësisë.
 
Naço ka theksuar ndër të tjera se prioritet i qeverisë është rritja e transparencës së proceseve gjyqësore. 
 
“Përgjegjshmëria e sistemi gjyqësor ka rëndësi të madhe për të respektuar të drejtat e njeriut..  Duhet një sistem drejtësie i paanshëm. Ne duhet të rikthejmë besimin tek sistemi i drejtësisë. Nevojitet më shumë punë, sa i përket monitorimit të gjykatave dhe ndëshkimin e gjyqtarëve që shkelin parimet. Ne si qeveri jemi duke organizuar një konferencë kombëtare për sistemin gjyqësor. Sistemi gjyqësor duhet të ndahet nga interesat e veta e të kthehet në një sistem që ka vlera”, ka theksuar ministri i drejtësisë Nasip Naço.  
Ndërsa zv/ambasadori i SHBA-së, ka thënë së reforma në drejtësi është një proces kompleks dhe i përbërë nga qindra elementë konvergjentë. 
 
“Refoma në drejtësi është një proces kompleks dhe i përbërë nga qindra elementë konvergjentë. Inspektimi me efikasitet i gjykatësve është sigurisht një nga këto elementë, etika është gjithashtu një nga parimet qendrore dhe duhet respektuar. Për këtë arsye dëshiroj që ky seminar jo vetëm të sjell reflektim, por edhe veprim konkret, të cilat bëjnë të mundur realizimin e ndryshimeve që presim”, ka thënë zv/ambasadori i SHBA.