Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Naço: Qeveria e distancuar ndaj veprimeve antiligjore të KLD

Naço: Qeveria e distancuar ndaj veprimeve antiligjore të KLD

Postuar: 08/07/2014 - 11:28

Në një konferencë për mediat, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço e cilësoi skandaloz dhe qesharak vendimin e KLD-së për gjyqtarin Gjin Gjoni, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit, për fshehje të pasurisë, pasi u denoncua nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. 
 
Reagimi i ministrit Naço ishte tepër i ashpër, pasi ai foli për pamundësi të Ministrisë për të bashkëpunuar me këtë KLD. 
 
“Shfajësimi që ky Këshill i dha zyrtarëve që skandalizuan mbarë opinionin publik është fakt më i fortë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është kthyer në një rrjet ky gjyqtarët mbrojnë njëri-tjetrin. Vendimmarrja e djeshme flagrante e KLD-së, shpreh dhe njëherë bindjen se qeveria nuk mund të bashkëpunojë me këtë Këshill.”- deklaroi ministri. 
 
Sipas ministrit Naço, “tashmë u takon deputetëve të Kuvendit, të zgjedhur nga vota e popullit të vendosin se çfarë do të bëjnë me anëtarët e KLD-së. Do të mbyllin sytë apo do të ndahen përfundimisht nga kjo vendimmarrje skandaloze.” 
 
Ministri Naço u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë gjyqtarët që fshehin pasurinë. 
“Gjyqtarët janë bërë si ‘Sude’ duke fshehur pasuritë. Numri im si ministër i drejtësisë është i hapur për të gjithë. Ftoj qytetarët të denoncojnë.”- u shpreh ministri Naço. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr