BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Naço-Schindler: Shteti gjerman ka një kontribut të madh në marrjen e statusit

Naço-Schindler: Shteti gjerman ka një kontribut të madh në
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço priti sot në një takim delegacionin e Landtagut (Parlamentit) të shtetit të lirë të Bavarisë, të cilët vizitonin për herë të parë vendin tonë. Delegacioni kryesohej nga Franc Schindler në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Kushtetutën, Ligjin dhe Çështjet Parlamentare pranë Landtag-ut Bavarez dhe përbëhej nga 7 anëtarë të tjerë, me një përvojë të madhe në fushën juridike. Delegacioni shoqërohej nga ambasadori gjerman në Shqipëri, Hellmut Hoffmann, si dhe nga drejtues në disa komisione parlamentare të Bavarisë.
Gjatë takimit me Ministrin Naço përfaqësuesit e delegacionit theksuan, se marrja e statusit të vendit kandidat është një arritje, që kërkon të vazhdohet me punë të mëtejshme.
 
“Ne kishim interes për të parë zhvillimin pozitiv të viteve të fundit në Shqipëri, që shpresojmë se do të vijojë edhe në kuadër të procedurave për tu antarësuar në BE. Po kështu, jemi në dijeni të vizitës suaj në Berlin, ku keni takuar homologuan gjerman dhe jeni konsultuar për reformën në drejtësi, që natyrisht duhet t’i përshtatet modeleve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.”- u shpreh në fjalën e tij përshëndetëse kreu i delegacionit, Schindler.
 
Ministri i Drejtësisë Naço, nga ana e tij, u shpreh se një kontribut të madh në marrjen e statusit të vendit kandidat ka shteti gjerman, që ishte iniciator në hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ai tha se shteti shqiptar ka një vendosmëri për të vijuar reformat e nisura, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
 
Më tej, Naço u ndal në paraqitjen e disa prej arritjeve të deritanishme të nisura nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim reformimin e krejt sistemit të drejtësisë në vend, i cili sipas tij nuk ka funksionuar siç duhet gjatë viteve të fundit, duke shtuar kështu pakënaqësinë e qytetarëve.
 
“Ne po vijojmë me reformën në Gjykatën e Lartë dhe në krejt sistemin gjyqësor, pasi korrupsioni ka qenë një plagë e madhe e këtij sistemi. Në këtë kuadër, i kemi propozuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndjekjen e masave disiplinore deri në shkarkim të gjyqtarëve të korruptuar, ku nga shtatori e deri më sot ky numër shkon në 20. Gjithashtu, ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale, ligjin Anti- Mafia dhe ndryshimet në imunitetin e zyrtarëve të lartë synojnë të luftojnë korrupsionin në sistemin e drejtësisë. Për të gjitha këto ndryshime, ka punuar një grup këshillimor i ngritur rishtaz në Ministrinë e Drejtësisë, në përbërje të të cilit janë juristët më të mirë në vend, ish- ministra, pedagogë të jurisprudencës, të diplomuar të Shkollës së Magjistraturës etj. Gjithashtu, do të bazohemi në modelin më të mirë të sistemit të drejtësisë në vendet e zhvilluara europiane, ku padyshim sistemi i drejtësisë gjermane mbetet një nga më të përsosurit. Duke u konsultuar edhe me aktorët ndërkombëtarë, ne jemi të bindur se kjo reformë do të jetë e suksesshme. Ardhja e projektit Euralius 4, me ekspertë gjermanë të fushës ligjore, është një nga ndihmesat më të çmuara për reformën në sistemin e drejtësisë.”- përfundoi Ministri i Drejtësisë Naço.
 
Një tjetër aspekt i bisedimeve ishte edhe puna e madhe që duhet bërë për të përmirësuar shtetin ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe krijimi i premisave të duhura për ta kthyer Shqipërinë në një vend të synuar për investimet e huaja, gjë që çon direkt në rritje ekonomike.
 
Në përfundim të takimit, të dyja palët shkëmbyen dhurata simbolike. Delegacioni i Parlamentit Bavarez gjatë qëndrimit dy- ditor në vendin tonë zhvilloi edhe takime të tjera me përfaqësues të sistemit të drejtësisë.
 

Më të lexuarat