Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Naço takon juristin gjerman, Frowein: Do ndërmarrim reformim të gjykatës së lartë

Naço takon juristin gjerman, Frowein: Do ndërmarrim reformim të gjykatës së lartë

Postuar: 29/10/2013 - 16:55

Ministri i Drejtësisë Z. Nasip Naço ka pritur sot në një takim juristin e njohur gjerman, Prof Dr. Jachen Abr.Frowein. Ministri Naço e ka njohur Prof. Frowein me sfidat kryesore me të cilat ai ka vendosur të përballet në detyrën e tij si kreu i drejtësisë shqiptare duke u ndalur në disa problematika të mbartura ndër vite, për shkak të të cilave ligjit nuk i është dhënë prioritet.

“Do të ndërmarrim një reformim të gjykatës së lartë dhe për këtë kemi kërkuar asistencën e Komisionit të Venecias. Problematika kryesore lidhet me faktin se janë dhënë shumë pak vendime të unifikuara të cilat i kanë shkaktuar problem sistemit”, u shpreh Naço.

Më tej Naço i njohu bashkëbiseduesit edhe me disa pika të strategjisë dhe paketës anti-korrupsion ndërsa bëri me dije se përmes këtyre nismave synohet përfshirja e qytetarëve në një rol aktiv dhe bashkëpunues.

Nga ana e tij Prof. Frowein ka uruar Ministrin Naço për detyrën e re ndërsa ka shprehur interesin e tij në lidhje me reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Frowein theksoi se ndryshimet ligjore veçanërisht në gjykatën e lartë përbëjnë një cështje të ndjeshme ndërsa ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje më të gjithë planin e masave që do të ndërmerren për rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Z. Frowein ndodhet në Shqipëri për një vizitë disa ditore me ftesë të fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” dhe Gjykatës së Lartë. Tematika kryesore e axhendës së takimeve të Z.Frowein është fokusuar në çështjet e drejtësisë në kuadrin e aspiratës Evropiane të Shqipërisë.
 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2018 - 08:33

Kryeministri, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me videon e përgatitjeve të fundit të itenerarit të artifakteve për 550 vjetorin e Skëndërbeut.

Postuar: 16/01/2018 - 08:00

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të vënë në zbatim planin B për bllokimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Postuar: 16/01/2018 - 07:57

Kuvendi ka nisur zyrtarisht procedurat për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Postuar: 16/01/2018 - 07:48

Partia Demokratike ka vendosur që të përshkallëzojë reagimet ndaj mazhorancës qeverisëse.

Postuar: 16/01/2018 - 07:43

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lëshoi ditën e djeshme akuza të forta ndaj deputetëve të opozitës.

Postuar: 16/01/2018 - 07:38

Sezoni i ri parlamentar është çelur me debate mes opozitës dhe mazhorancës.