BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Politike

“Na bën çdo ditë të qeshim”, Rama i publikon Bashës videon që po thyen rrjetin

“Na bën çdo ditë të qeshim”, Rama i publikon

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video meme të kryedemokratit Lulzim Basha, ku e nxjerr përsëri "zbuluar" lidhur me taksën e biznesit.

Basha në emisionin "Zonë e Lirë" u shpreh se Rama nuk e ka hequr taksën dhe se po të pyesësh pronarët e bizneseve ata do ta konfirmojnë një gjë të tillë. Mirëpo në videon e publikuar nga një takim i Bashës me bizneset, një qytetar i thotë se shteti e ka hequr fare taksën.

"Edi Rama e ka hequr fare. Jo nuk e ka hequr fare se unë jam në kontakt të përditshëm me bizneset dhe shpeshherë në pranninë e mediave mjafton  të dalim sonte te biznesi i vogël ta pyesësh paguan ti 0 taksë dhe ai do të të thotë jo", kështu tha Basha në studio.

Kurse pronari i biznesit në takim i ka thënë se nuk paguan taksë. "Taksat nuk na vrasin, taksa në shtet më është hequr më është zeruar", tha pronari i biznesit gjatë takimit me Bashën.

Këtë video Rama e ka ndarë në rrjetin social "Instagram", duke u shprehur: "Artist i vërtetë, çdo ditë në punë për të na bërë të qeshim", shkruan Rama krahas videos.