Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Na vjen keq që vendimi është shtyrë’, ambasadori i ri austriak flet për negociatat: Europa nuk është e plotë!

Postuar: 23/10/2019 - 10:28

I pranishëm në festën kombëtare të Austrisë që po zhvillohet në Shkodër, i ngarkuari me punë, i cili pas pak ditësh do të jetë ambasadori i ri, Christian Steiner rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë.

"Shërbimi im diplomatik për herë të parë në vendin tuaj ishte në vitet 96 - 97. Jeta atëherë nuk ka qenë e thjeshtë, sot shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë. Megjithatë që në 1996 më ka impresionuar pozitivisht lidhjet në disa fusha Shqipëri-Austri. Kjo me duket e natyrshme duke pasur parasysh lidhjet historike. Jam i lumtur të shoh thellimin e këtyre marrëdhënieve kur shoh suksesin e shkollës austriake, një nga 8 institucionet arsimore tonat.

Ministri ynë kur ishte në tetor këtu ka shprehur mbështetjen për integrimin europian. Na vjen keq që vendimi është shtyrë pasi të dy vendet kanë punuar mirë. Europa nuk është e plotë me mungesën e vendeve të Ballkanit" tha Christian Steiner.

Mikpritësi i festes, konsulli i nderit Gjergj Leqejza falenderoi shtetin austriak për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, ku prezenca e tyre ndihet në disa fusha të rëndësishme të jetës ekonomike e sociale. Festa ka vijuar më pas me trokitje gotash e bashkëbisedime mes të pranishmëve, autoriteteve lokale, civile e fetare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 22:22

Ish ministri Ditmir Bushati është duke kryesuar misionin vëshgues të OSBE në zgjedhjet parlamentare të Bjellorusisë.

Postuar: 15/11/2019 - 22:01

Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë,  Voltana Ademi e ftuar në emisionin “Pa protok

Postuar: 15/11/2019 - 21:59

Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit,

Postuar: 15/11/2019 - 21:48

Kryetarja e Bashkisë së Shkodërës në detyrë Voltana Ademi e ftuar në emisionin 'Pa Protokoll&

Postuar: 15/11/2019 - 21:14

Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje Ilir Metën, në debatin që po zhvillohet për emërimet në G

Postuar: 15/11/2019 - 21:02

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë shumë të fortë teksa po fliste të premtën para gazetar

Postuar: 15/11/2019 - 20:46

Nga samiti i Selanikut, ambasadori i SHBA-së në Greqi Geoffrey R.