BREAKING NEWS

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të
x

Politike

Bashkim Kopliku u nda nga jeta, reagon ashpër Kreshnik Spahiu dhe shpërthen në akuza të forta ndaj Berishës: Gëzohet kur i shikon ish-bashkëpunëtorët të vdekur

Bashkim Kopliku u nda nga jeta, reagon ashpër Kreshnik Spahiu dhe

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka shpërthyer në akuza dhe sulme të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një statusi në rrjetet sociale e teksa shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, i cili ka qenë ish- ish-zv/kryeministër  i Partisë Demokratike në qeverisjen e parë të saj, zoti Spahiu ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha si një njeri besëprerë që edhe në vdekje, i urren ish-bashkëpunëtorët e tij. Sipas tij, Berisha politikanët të fortë si i ndjeri Kopliku e me radhë i ka flakur në rrugë, për shkak se ata kanë qenë kundër linjës së tij. “Dje u nda nga jeta Prof. Bashkim Kopliku. Për ata që janë të rinj po ju kujtoj se ai: Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me "Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë", nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993. Dje ai ndërroi jetë në avion teksa po shkonte në Itali për t’u kuruar nga Covid-19. Qindra personalitete shkruan dhe ngushëlluan dje, ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, me përjashtim të atij që e kish detyrim i pari. Sali Berisha e kishte zv/kryeministri, por si zakonisht e kishte hedhur rrugëve sepse ashtu ka bërë 100% me çdo numrat dy në parti. Unë po ju kujtoj që ai nxori nga partia gjithë numrat 2 dhe zv/kryeministrat. Bashkim Kopliku; Dashamir Shehi; Gramoz Pashko; Ilir Rusmaili; Bamir Topi; Gazmend Oketa; Jozefina Topalli; Vetë i zgjidhte dhe vetë i denigronte. Vetë i bënte heronj dhe pastaj i bënte tradhtar”, shkruan ai. Më tej ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu u shpreh se Berisha i urren aq shumë ish-bashkëpunëtorët e tij sa edhe në vdekje nuk i nderon. “Aq shumë i urren sa nuk i uron dot as kur nderojnë jetë. Mos e shihni Berishën me kostum dhe kollare, sepse aty nuk do e dalloni shpirtin e tij. Populli thotë: “Djalli fshihet në detaje”. Tradita dhe Kanuni Malësisë Gjakovës e kërkojnë që sot ai, të ishte në krye të funeralit sepse humbi bashkëpunëtorin më elitar, të viteve të lavdishme të Partisë Demokratike, por fatkeqësisht, ai nuk shpenzon as dy rreshta ngushëllim për njeriun e tij të afërt që ndërroi jetë. Nuk ia fal kritikat që Bashkim Kopliku i bëri këto vitet e fundit. Urrejtja i ka errur sytë për të harruar çdo Kanun apo traditë shqiptare. Urren çdo kënd që i del kundër në këtë botë dhe botën tjetër. Për Berishën, Bashkimi është një kufomë, që nëse do kishte mundësi do përdorte si arkivolin e Azemit për të hapur dyert e kryeministrisë apo si kufomat e Covid-19 që kanë mbushur portalet e Partisë Demokratike”, shkruan Spahiu.