Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nard Ndoka ironizon Edi Ramën: Po ujërat që i plasën dje Tiranës mungesa e reformës në drejtësi i shkaktoi?!

Nard Ndoka ironizon Edi Ramën: Po ujërat që i plasën dje Tiranës mungesa e reformës në drejtësi i shkaktoi?!

Postuar: 25/04/2016 - 18:18

Nard Ndoka, i cili shpesh është kthyer në një personazh në internet, duke luajtur me fjalët e shqiptuara prej tij, tani duket se ka një konkurrent. Është pikërisht vetë Ndoka, i cili vë në pah mungesën e logjikës në deklaratën e bërë sot nga Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. 
 
Kreu i PDK-së shpreh habi sesi Rama lidhi reformën e ujit me reformën në drejtësi. “Se ku qëndron lidhja mes këtyre dy çështjeve, vetëm Rama mund ta shpjegojë. Kjo vetëm sa shkakton humor te ata që e dëgjojnë, sepse edhe pas këtyre deklaratave shakatore të Ramës, asgjë nuk ndryshon, ekonomia përkeqësohet, papunësia rritet, korrupsioni thellohet, dhe qeveria pasurohet”, shkruan Ndoka në Facebook.
 
Fajin e ka reforma ne drejtesi!
Nard Ndoka
 
Edi Rama i ka habitur të gjithë sot, kur lidhi dy gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën! Ai tha në grupin parlamentar se reforma e ujit, e shpallur si prioritet i qeverisë, në këtë vit të fundit të mandatit, ka lidhje me reformën në drejtësi.
 
Se ku qëndron lidhja mes këtyre dy çështjeve, vetëm Rama mund ta shpjegojë. Nuk është çudi që edhe për ujërat që i plasën dje Tiranës nga një shi disa orësh të gjendet si shkaktar mungesa e reformës në drejtësi.
 
Kjo vetëm sa shkakton humor te ata që e dëgjojnë, sepse edhe pas këtyre deklaratave shakatore të Ramës, asgjë nuk ndryshon, ekonomia përkeqësohet, papunësia rritet, korrupsioni thellohet, dhe qeveria pasurohet!
 
Këtu nuk ka drejtësi, se nuk ka institucione që funksionojnë normalisht, por jo se nuk ka reformë në drejtësi. Këtu nuk ka drejtësi, se pushteti ka kapur drejtësinë, por jo se nuk ka reforme! Këtu nuk ka drejtësi, se opozita pajtohet me të keqen, por jo se nuk ka reforme! Të kishte kaq rëndësi reforma në drejtësi, qeveria e kishte dhënë me koncesion nëpërmjet Beqes.
 
Po kur të ketë reformë në drejtësi, a do të ketë drejtësi?!
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 13:17

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, është treguar shumë kritik lidhur me qëndrimet që ka mbajtur së fundit Partia Demokratike lidhur me politikën e jashtme.

Postuar: 24/08/2019 - 13:01

“Bankers Petroleum” nuk do paguajë gjobën e rëndë prej 104 milionë lekësh.

Postuar: 24/08/2019 - 12:25

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, i cili mori zyrtarisht detyrën pak ditë më

Postuar: 24/08/2019 - 11:41

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të mirë, sa i takon projekteve për rrugët në vend.

Postuar: 24/08/2019 - 10:21

Numri dy i qeverisë, zv.kryeministri Erion Braçe reagon ashpër pas shkrumbimit të malit të Shëngj

Postuar: 24/08/2019 - 09:21

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë shkarkuar nga puna disa punonjës në zyrën e Hipotekës.