Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nard Ndoka: Kryeprokurori do të zgjidhet me bekimin e Ramës dhe Bashës, po shkojmë drejt bashkëqeverisjes

Postuar: 07/12/2017 - 18:27

I ftuar në në “45 minuta” në Report Tv, kreu i PDK-së Nard Ndoka ka komentuar mundësinë e një marrëveshje të dytë mes Bashës edhe Ramës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri. Ndoka ka deklaruar se Basha do të pranojë ftesën e Ramës, ndërsa shtoi se po shkojmë drejt një bashkëqeverisje.

“E ka shprehur edhe vete, të dy e kanë pranuar që mund të mbështesin një qeverisje të përbashkët dhe nuk jemi larg asaj dhe këto deklarime të tyre jam përpjekur ti përkthej troc jo si flasin ata me diplomaci dhe lojëra fjalësh. Po shkojmë drejt një qeverie të përbashkët, kjo është e pashmangshme.

Një qeveri pa lider në përbërjen e tij se s’ka esencë, jemi në kushtet e një emergjence kombëtare për ta pasur një gjë të tillë, një garanci, një proces të qetë për të menduar për reformat që janë shumë të rëndësishmë edhe përbën një sakrifice që bëjnë të dy palët në të mirë të vendit, integrimit, dhe disa reforma që kërkojnë një lloj qetësie për ti bërë ato.

Rama e kupton, ka 4 muaj që nuk po tregohet si lider legjitim, akoma nuk ia ka dëgjuar shijen atij timonit të famshëm që e mori vetë imagjioni sa dallgë e presin para, ky është një lider i drobitur që s’mund të përballet me atë eufori që do vijë, edhe vete e ka thene qe do largohem kur ta kuptoj, jo kur te me nxjerrin njerezit nga zyra, Ramës i erdhi dita më shpejt nga sa e kishte menduar. Ata flasin me njeri tjetrin, nuk jane dy lidere qe nuk flasin e nuk takohen, ata flasin ne telefon, jam i sigurt qe kane folur ne telefon, nuk eshte e domosdoshme te takohen fizikisht, eshte me e lehte te takohesh ne Tirane se sa ne Bruksel”, tha Ndoka.

Kryeprokurori i ri, sipas kreut të PDK-së, do të zgjidhet me bekim e të dy liderëve.

“Kryeprokurori i ri besoj që do të jetë me bekimin e të dyve. Nuk besoj që do të ketë Prokuror të njëanshëm. Nuk e besoj. Duke e njohur Ramën ai është një personazh që i fut 360 gradë sa të shohë rrezikun. Besoj që e ka aq nuhatje politike që nuk shkon deri në atë pikë sa të nxjerrë jashtë loje opozitën”, u shpreh Ndoka.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2018 - 22:58

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer tre takime me kryeministrin Edi Rama në vitin 1991, në ditët e para të krijimit të PD-së. Në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24 u shfaqën dy foto ku Rama, Berisha dhe Ardian Klosi bisedonin, si dhe një tjetër ku Rama fliste në mitingun e PD-së.

Postuar: 20/02/2018 - 22:11

Kryeministri Edi Rama thotë se çelja e negociatave të Shqipërisë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian mund të shtyhet nga qershori, për në fund të 2018-ës.

Postuar: 20/02/2018 - 21:34

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Studio e Hapur” në News 24 tha mbrëmjen e sotme se e ka të gdhendur në memorie ditën e 20 shkurtit 1991, duke e cilësuar nj

Postuar: 20/02/2018 - 19:54

Beqir Nuredini, kryebashkiaku i akuzuar për shpërdorim detyre, ka reaguar lidhur me akuzat që ka ngritur prokuroria ndaj tij:

Postuar: 20/02/2018 - 19:41

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot për të diskutuar për situatën në Kukës dhe pakënaqësitë e krijuara në bazë pas vendimit për shkarkimin e Mimi Kodhelit si e deleg

Postuar: 20/02/2018 - 18:44

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar  një skandal në qytetin e Durrësit që po shihet nga sytë e gjithë publikut, në një kohë që qeveria nuk po vep