Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nasip Naço i kërkon Kuvendit të shkrijë bandën e Bujar Nishanit në KLD dhe të largojë “Sudet” nga gjykatat

Nasip Naço i kërkon Kuvendit të shkrijë bandën e Bujar Nishanit në KLD dhe të largojë “Sudet” nga gjykatat

Postuar: 09/07/2014 - 08:17

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i ka kërkuar dje Kuvendit të ndërhyjë menjëherë për të shkarkuar anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, si dhe për të shkrirë bandën e Bujar Nishanit në KLD. Në një deklaratë për media, një ditë pasi KLD refuzoi shkarkimin e Gjonit, ministri Naço e ka konsideruar Këshillin e Lartë të Drejtësisë, si një “bunker” dhe që voton si të ishte një repart ushtarak. “Dje, KLD pranoi bashkëfajësinë për gjendjen skandaloze të drejtësisë shqiptare. Shpreh bindjen se qeveria nuk është në kushtet për të bashkëpunuar më me këtë këshill. Limitet e qeverisë për të ndërhyrë janë të njohura, prandaj duhet kërkuar ndërhyrja e Parlamentit. U mbetet deputetëve të vendosin çdo bëjnë me KLD-në: do mbyllin sytë para çdo vendimi skandaloz, apo do të ndahen nga kjo vendimmarrje skandaloze dhe do ndikojnë për një drejtësi të drejtë. Shfajësimi që ky Këshill i dha zyrtarëve që skandalizuan mbarë opinionin publik është fakt më i fortë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është kthyer në një rrjet ky gjyqtarët mbrojnë njëri-tjetrin”, deklaroi Naço. Pasi solli si shembull rastin e dy anëtarëve të KLD të votuar nga Parlamenti, por që nuk mbështesin ministrin në këtë këshill, Naço deklaroi ndarjen me këtë institucion. Sipas tij, mazhoranca nuk përdor forcën e kartonit pasi kërkon reformë gjithëpërfshirëse. Më tej, ministri shprehu vendosmërinë e qeverisë se do vijojë të jetë e pranishme në KLD dhe në mbledhjet me dyer të mbyllura. “Ne ndahemi dhe distancohemi. Nëse ka korrupsion në drejtësi, ai nuk ka fytyrën e qeverisë por të KLD-së. Ne nuk e kemi përdorur forcën e kartonit, pasi mazhoranca donte të bënte një reformë gjithëpërfshirëse. Por përsa kohë individë dhe disa grupe bëhen pengesë për të frenuar sistemin, të jeni të bindur se mazhoranca do mbetet e vendosur të jetë e pranishme në KLD edhe në mbledhje me dyer të mbyllura”, theksoi Naço. Ministri i Drejtësisë pohoi se, një pjesë e gjyqtarëve janë kthyer si Sudja. “Një pjesë e gjykatësve shqiptarë janë kthyer si ish-firma piramidale “Sude” duke fshehur pasuritë të cilat i kanë vënë në mënyrë abuzive dhe të pajustifikueshme”, tha ai. 
 
KLD: Qeveria të ndalojë sulmet politike
 
Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka konsideruar deklaratën e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, si qëndrim ndaj një skenari të parapërgatitur për kontrollin politik të sistemit të drejtësisë. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i KLD, Elis Kuçi, pohoi se Naço bën propagandë me justifikimin e luftës kundër korrupsionit. “Nuk pajtohemi dhe shprehim indinjatën ndaj Ministrit të Drejtësisë. Këto qëndrime janë pjesë e skenarit të parapërgatitur për kontrollin politik të sistemit të drejtësisë. Kemi qenë gjatë gjithë kohës në funksion të plotë të detyrës. Kemi penalizuar dhe do vijojmë të penalizojmë ashpër e bazuar në prova gjyqtarët që shkelin ligjin. Ministri i Drejtësisë sot bëri vetëm agjitacion dhe propagandë me justifikimin e luftës kundër korrupsionit”, tha Kuçi. Sipas tij, stili propagandistik i Naços do i krijonte zili dhe ish-byrosë politike të Partisë së Punës së Shqipërisë. Zëdhënësi i KLD e cilësoi si qesharake performancën e Naços, pasi sipas tij, ministri nuk provoi dot faktet e pretenduara ndaj gjyqtarëve në procedim disiplinor si dhe përmbushjen e kushteve ligjore për shkarkimin e tyre nga detyra. Joana Tafa
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr