BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x
BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Politike

Nazarko flet për situatën politike në selinë e PD: Berisha nuk ja del dot, ja pse

Nazarko flet për situatën politike në selinë e PD: Berisha

Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar se Sali Berisha nuk ka për ta rrëzuar dot Lulzim Bashën në PD.

I ftuar në Neës24, Nazarkos tha se Berisha është alternativë përçarëse dhe përjashtuese dhe individualisht nuk e arrin dot rrëzimin për të zëvendësuar Bashën në krye të PD apo për të vendosur në vend të tij një të besuar.

Për analistin, nga iniciativa e Berishës favorizohet vetëm Rama, por Basha ka në dorë që të bëjë thirrje për bashkim, të shndërrojë PD-në në lëvizje si dhe të shndërrohet në një figurë tërheqëse për elektoratin.

“Ai nuk do ia dalë dot individualisht. Nuk besoj që për shkak të moshës, qasjes që ka, qasjes përjashtuese dhe ndarëse të arrijë objektivin për të rrëzuar kryetarin dhe për ta zëvendësuar me atë vetë apo dikë që gëzon vendimin e tij. Nuk besoj që e arrin objektivin. Iniciativa e tij favorizon Ramën. Ramës i intereson që të jetë e dobët PD.

Jam i prirur për një element pozitiv. Unë mendoj që domethënë ka një moment pozitiv kjo iniciativë e Berishës. Mund ta shtyjë Bashën të jetë në pozita përbashkuese. Përballë Berishës, alternativë ndarëse e përçarëse, Basha ka mundësi të bëjë thirrje për bashkim. Ta shndërrojë PD-në, mund të jetë sprova e fundit historike, ta bëjë një lëvizje, ta zgjerojë spektrin e saj ideologjik. Të bashkojë dhe të përjashtuarit. Ti drejtohet jo vetëm të djathtëve, duke parë që në zgjedhjet e fundit, përqindja e atyre që ishin kundër qeverisë ishin më shumë se 50%. Duhet të jetë i ndërgjegjshëm se shumë nga ato vota nuk shkuan në PD.

Ato batutat gjoja kërcënuese ndaj zonjës Bozo nuk ishin prelud i mirë, apo sprovë skene kushedi sa simpatike. Besoj se Basha nga frika e Berishës vendoset në pozitë të tillë bëhet tërheqës për elektoratin. Ka ndryshuar shumë që kur Berisha ishte tërheqës në 2013. Por Berisha në 2013 nuk ishte dhe aq tërheqës për elektoratin.

PD mund të jetë në një përballje, shkatërrimin ose ngritjes së saj”, tha Nazarko.

Më të lexuarat