Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndërkombëtarëve u soset durimi, Kukan, Fleckenstein dhe zyrtari i Merkel të martën në Tiranë, sjellin dokumentin për zgjidhjen e krizës

Postuar: 20/04/2017 - 09:19

Ndërkombëtarët duket se e kanë humbur durimin me politikën shqiptare, e cila luan si macja me miun. Prej dy muajsh, PD është futur në çadër duke bojkotuar zgjedhjet dhe vetingun, ndërsa mazhoranca ende nuk lëshon pe. Për këtë arsye, ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje dhe do e marrin vetë situatën në dorë. Teksa një ditë më parë gazeta shkruante se negociatori i PPE këtë javë nuk vjen në Tiranë, dje është konfirmuar mbërritja e tij javën që vjen. Sipas informacioneve, pasditen e 24 prillit, kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, njeriu i kancelares Angela Merkel dhe nënkryetar i PPE, David McAllister vjen në Tiranë. Ndërsa më 25 prill do nisë diskutimet me palët. Sipas informacioneve, ai do të shoqërohet nga raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckeshtein dhe Eduard Kukan, ky i fundit është ende i pakonfirmuar. Nga ana tjetër bëhet me dije se njeriu i Merkel do të vijë në Tiranë me një marrëveshje të gatshme, e cila do u vendoset në tavolinë Ramës edhe Bashës dhe ata duhet të bien dakord mbi pikat që përcaktohen aty. Mësohet se dokumenti që do t’u vendoset palëve në tavolinë po hartohet nga faktori ndërkombëtar dhe në këtë proces nuk është përfshirë vetëm Bashkimi Europian. Mbërritja e Kreut të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister në Tiranë, shihet si një mundësi për zgjidhjen e situatës politike dhe arritjen e një marrëveshjeje për kthimin e opozitës në Parlament e futjen e saj ne zgjedhjet parlamentare. Në mes të javës së kaluar, McAllister u përzgjodh si negociator për arritjen e një marrëveshje e pak ditë më vonë edhe dy aleatet në qeverisje Edi Rama e Ilir Meta deklaruan se një negocim nga Partitë Popullore Europiane do të ishte i mirëpritur.

Përplasjet e PD me ndërkombëtarët

Bojkoti i PD ka bërë që ndërkombëtarët të reagojnë shumë ashpër ndaj saj. Pak ditë më parë, shefja e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, lëshoi një mesazh të qartë kundër bojkotit, kundër pengimit të reformës në drejtësi dhe theksoi se moszbatimi i reformës po ngadalësonte integrimin e Shqipërisë. Edhe personazhe të tjerë nga faktori ndërkombëtar kanë reaguar kundër bojkotit dhe protestës së opozitës si edhe ndaj kushtit të vetëm të saj, krijimin e një qeverie teknike. Me anë të Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Komisionit Europian, BE theksonte se Parlamenti duhet të jetë funksional edhe për ecurinë e mëtejshme të zbatimit të Reformës në Drejtësi. “Për ne, debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e Shqipërisë për t’iu bashkuar Unionit Europian, madje edhe për avancimin në rrugën e saj europiane”, tha ajo. Ndërsa eurodeputeti i djathtë, Eduard Kukan, i cili në 21 shkurt do të shkruante në Tuitter se “opozita ka ende shumë punë për të bërë para zgjedhjeve, në Kuvendin e Shqipërisë. Bojkoti nuk e ndihmon atë t’i mbarojë këto punë”. Duke i dhënë kështu Bashës një tjetër mesazh se është në rrugën e gabuar.

Kliti Topalli

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2017 - 21:46

Partia Demokratike ka publikuar të dhënat përfundimtare të anëtarëve që votuan sot për zgjedhjen e kryetarit të PD, ku në garë ishin Lulzim Basha dhe Eduart Selami.Siç shihet nga të dhënat afro gjysma e anëtarësisë ka bojkotuar zgjedhjet.

Postuar: 22/07/2017 - 21:39

Ka përfunduar votimi për zgjedhjet në PD, se kutitë po sillen drejt Tiranës.

Postuar: 22/07/2017 - 20:17

Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu në një postim në “Facebook” ka komentuar zgjedhjet që u mbajten sot në PD për kryetarin e ri të saj.

Postuar: 22/07/2017 - 19:58

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje nëpërmjet një statusi në “Facebook”, që “duhet të ngremë krye ndaj këtij soji grabitqarësh”.

Postuar: 22/07/2017 - 19:26

Ka përfunduar afati zyrtar i procesit të votimeve për zgjedhjen e kryetarit të PD ka përfunduar.

Postuar: 22/07/2017 - 19:15

Sot demokratët votojnë për të zgjedhur kreun e ri të partisë së tyre, ndërsa në garë marrin pjesë Lulzim Basha dhe Eduart Selami.

Postuar: 22/07/2017 - 19:05

Deputetja demokrate Majlinda Bregu kujton se si sot një vit më parë, në Parlament është votuar reforma në drejtësi me konsensusin e mazhorancës dhe opozitës.