BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Politike

Ndalohet aktivisti i Vetëvendosjes, reagon presidenti Thaçi dhe shigjeton Kurtin: Dy duar për një kokë janë

Ndalohet aktivisti i Vetëvendosjes, reagon presidenti Thaçi dhe

Presidenti i Republikës së Kosovës komentoi ndalimin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje. Hashim Thaçi tha se ai deshi të sulmonte kreun e shtetit gjatë mbajtjes së konferencës.

“Nuk e kam parë videon, por toleranca do të jetë zero për fyerje e cenime fizike, kështu që mendoj se njerëzit e kanë kryer punën e tyre profesionale”, është shprehur Thaçi. “Askush s’ka të drejtë të cenojë presidentin apo konferencën e tij”.

Duke shigjetuar kryetarin e LVV-së, presidenti Thaçi tha gjatë një interviste për “T7”: “Gjesti i tij ishte një tentim për sulm ndaj meje. Kurti duhet ta ketë parasysh se nuk do të lejohen provokimet, toleranca do të jetë zero”.

“Ai është një aktivist i Kurtit. Dy duar për një kokë janë. Ai që pretendon të më godasë, e godas i pari”, -shtoi Thaçi.