BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ndarja nga jeta e themeluesit të PD, vjen mesazhi i pazakontë nga Basha

Ndarja nga jeta e themeluesit të PD, vjen mesazhi i pazakontë nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish  kreut të themeluesit të Partisë Demokratike, Sejdi Peka.

'Mësova me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të Sejdi Pekës, themeluesit të Partisë Demokratike, Pishtarit të Demokracisë, luftëtarit të paepur kundër diktaturës komuniste dhe aktivistit shumëvjeçar në mbrojtje të të drejtave të njeriut', shkruan Basha.

Kryedemokrati shprehet se me ndarjen nga jeta të Sejdi Pekës, familja humbi njeriun e dashur, Partia Demokratike një veteran të aktivizmit politik, mediat një aktivist të palodhur, kurse shoqëria një zë të pavarur.

'Trashëgimia e tij publicistike do na shërbejë të gjithëve si një leksion që do t’i kthehemi sa herë metastazat e diktaturës do të kërkojnë të rifitojnë dukje publike', shkruan mes të tjerash Basha.

 

Postimi i plotë:

Mësova me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të Sejdi Pekës, themeluesit të Partisë Demokratike, Pishtarit të Demokracisë, luftëtarit të paepur kundër diktaturës komuniste dhe aktivistit shumëvjeçar në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Sejdiu ky pinjoll i një prej familjeve të mëdha që kurrë nuk u pajtuan me diktaturën dhe bënë çmos që t’ja shkurtonin jetën asaj, i dha dinjitet qëndresës 50-vjeçare të shoqërisë shqiptare kundër një prej regjimeve më të egra të planetit. I biri i luftëtarit të njohur të kompanisë famëmadhe 4000, Iljaz Pekës, Sejdiu e kaloi gjithë fëmijërinë e vet në kampe internimi dhe u rrit me atdhedashurinë e panjollosur nga propaganda e diktaturës.

Nën shënjestrën e makinerisë së dhunës që diktatura kishte ngritur në të gjithë vendin, familja e Sejdi Pekës ishte viktimë e luftës së klasave dhe vetë Sejdiu një pjesë të të rëndësishme të jetës e kaloi në kampet e internimit. Kam lexuar me mallëngjim përgjigjen që nëna e Sejdiut u dha oficerëve të Sigurimit, kur i kërkonin të thoshte se ku e kishte të shoqin dhe se si do t’i rriste fëmijët, pa patur as të drejtën e tallonit të bukës: “Fëmjët e Iljaz Pekës unë do t’i rris edhe në majën e atij lisi” ju është përgjigjur kjo heroinë e qëndresës ndaj diktaturës kasnecëve të Sigurimit.

Sejdiu nuk e njohu për së gjalli të atin, heroin e tij, por eci në gjurmët e tij dhe ishte një luftëtar i paepur për demokracinë që në fillim, në Qarkun e Kukësit.

Pishtari i Demokracisë Sejdi Peka nuk pushoi së angazhuari edhe pas 1990-s në mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke spikatur në betejat e tij mediatike për dekomunistizimin e shoqërisë, kryesisht në apelet për hapjen e dosjeve të komunizmit si dhe largimin nga administratave të të gjithë atyre që kishin milituar në mekanizmat e diktaturës së dhunës.

Drejtues shumëvjeçar i degës së kryeqytetit të Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë, Sejdi Peka nuk reshti së angazhuari në të gjitha betejat e shoqërisë kundër tentativave për restaurimin e trashëgimisë diktatoriale dhe kthimin në pushtet të brezit të dytë të pinjollëve të diktaturës. Qindra shkrime botoi Sejdi Peka kundër ringjalljes së nostalgjisë për komunizmin dhe diktaturën dhe ky kontribut është një amanet që ai na lë të gjithëve, që ne të bëhemi barrikadë kundër këtij rreziku.

Me ndarjen nga jeta të Sejdi Pekës, familja humbi njeriun e dashur, Partia Demokratike një veteran të aktivizmit politik, mediat një aktivist të palodhur, kurse shoqëria një zë të pavarur. Por trashëgimia e tij publicistike do na shërbejë të gjithëve si një leksion që do t’i kthehemi sa herë metastazat e diktaturës do të kërkojnë të rifitojnë dukje publike.

U prehtë në paqen e amëshuar!

 

 

Më të lexuarat